• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, 43-vjeçari përplas këmbësoren e mitur

Lajme, Të fundit



Një 11-vjeçare është përplasur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”. Ngjarja ka ndoshur këtë të shtunë. Sipas bluve, një 43-vjeçar me inicialet D. U. e ka përplasur të miturën, që lëvizte në këmbë. 11-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa policia vijon hetimin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”,  automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *