• |
ide | kryesore

Berisha: Rama është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bërë pronar i 224 mijë metra katrorë tokë, pa asnjë dokument.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, ka marrë në Vuno, tokë sa gjysma e Tiranës në vitet fillim të viteve ’90.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një njeri, një mashtrues ordiner, një delinkuent, i cili keqësinë e tij shpirtërore, ligësinë e tij njerëzore do ta shfaqë ndaj cilitdo për të realizuar qëllimet e tij grabitqare. Dhe ky është Edvin Gjipeja, i cili sipas dokumenteve zyrtare, sipas denoncimeve publike të bazuara në dokumente zyrtare me klanin e tij është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë.

Një toke, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre. Nuk ekziston asnjë dokument shpronësimi. Një toke, e cila është marrë dhe për këtë akt Edi Rama ka ndryshuar dy ligje dhe ka lëshuar shtatë vendime qeveritare.

Edvin Gjipeja, se tani e tutje do e quajmë Edvin Gjipeja, po! Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.

E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur? Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.

Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.

Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë. Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.

Për të gjitha trojet e Himarës. Nga Borshi, në Palasë.

Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin. Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?


2 Comments

  1. Cdo gje qe thuhet me teper se ceshte thene per Ramen me duket kohe e shpenzuar kot.

    Dy cilesite kryesore te Rames sic eshte shpirtligesia dhe pangopsia per pushtet e para ia

    njohin te gjithe si ata qe e urrejne si ata qe e adhurojne. Keto dy cilesi i kane shume

    njerez por Rama ne ndryshim nga te tjeret ka aftesine per ti “implementuar” dhe per ti

    realizuar. Fale ketyre aftesive sot Rama eshte nje multimiliarder dhe me nje pushtet pothuajse

    absolut sa edhe mund te mburret duke thene se shteti jam une sic pat thene dikur Luigji XIV-te

    Por me shume se pasuria dhe pushteti ate e lumturon mundesia per tu bere keq njerzve sic

    ishte burgosja e 38 mije njerzve brenda nje viti apo prishja e mbi 9000 banesave te qytetareve

    duke ua xerruar mundimi e nje jete. E megjithate njerzit nuk reagojne e shprehin duke braktisur

    Shqiperine. A eshte rama super i afte apo shqipetaret super te paafte , kesaj nuk i dihet, por fakti

    eshte se KM i ka mposhtur shqiptaret. Prandaj Berisha flet kot, shqiptaret e njohin Ramen por

    nuk kane guzimin dhe aftesine per te reaguar. Por shqi[ptaret nuk jane rast unik. historia

    na jep shembuj te pafundem sesi popujt i jane dorezuar diktatorit te tyre. Po te ishte per

    popullin gjerman, Rajhu i Rrete do ishte edhe sot ne fuqi.

  2. Në shesh shpërthyen duartrokitjet me thirrjet “Qirje Muli, palikari”.

    Muli u hutua në një moment dhe kthehet nga Gjikuria.

    -Ça po thonë?

    -Gjëra të mira, i tha Gjikuria.

    -Më falni, më falni, tha Muli.

    Nuk kemi ardh për punë qejfi këtu, jemi njerëz seriozë, kemi familje, për ne të djathtët familja është e shenjtë… Po flet maloku shpellkar salih qe erdhi ne tirone me valixhe druri dhe do iki nga kjo jete me miliarda pasuri qe sot i administron shkelzeni i karmines dhe argita e hajdutit te pronave te tjerve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *