• |
ide | kryesore

Dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile, arrestohen 5 persona në Kosovë

Lajme, Të fundit
Serbia nuk ndalet, arreston një person të dyshuar për krime lufte ndaj ushtarëve serbë



Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se pesë persona janë arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se pas hetimeve disa mujore së bashku me policinë e Kosovës kanë arrestuar personat me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., për veprën penale krime lufte, por pa bërë të ditur përkatësinë e tyre kombëtare.

Prokuroria tha se personat e arrestuar “në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, me 5 prill të vitit 1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, përdhunuar, rrahur, keqtrajtuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, kishin dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme tha se këto krime janë të dënueshme sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventës së Gjenevës.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, mohoi që të arrestuarit të jenë përfshirë në krime lufte dhe akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se, siç thuhet “vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë”.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë e cila përfundoj me ndërhyrjen e forcave të NATO-s. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, që nga përfundimi i luftës nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtar janë dënuar rreth 70 persona për krime lufte, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *