• |
ide | kryesore

Omonia denoncon: Ish- kryetari i komunës Horë-Vranisht dhe zyrtarë të lartë po ushtrojnë presion ndaj zgjedhësve

Lajme, Të fundit



Bashkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia ditën e sotme ka dalë me një njoftim ndërsa bën me dijse se në shtabin e tyre elektoral po shkojnë shumë denoncime. Sipas tyre këto denoncime kanë të bëjnë për tentativat që po bëhen për të ndikuar në procesin zgjedhor të ditës së nesërme.

Më tej në njoftim bëhet me dije se këto ndikime janë të shumta në veçanti në njësinë administrative Horë Vranisht, por edhe në fshatrat Qeparo dhe Borsh. Sipas denoncimeve ish- kryetari i komunës Horë Vranisht, i shoqëruar nga deputeti i PS me origjinë nga zona në fjalë dhe zyrtarë të lartë institucionesh qeveritare dhe shtetërore, ushtrojnë presion, intimidojnë dhe perpiqen të joshin zgjedhës, veprime për të cilat ekzistojnë fakte dhe prova që do të vihen në dispozicion të drejtësisë.

Deklarata e plotë për shtyp:

Denoncime pafund mbërrijnë në shtabin tonë elektoral për tentativa ndikimi të procesit zgjedhor të ditës së nesërme në gjithë territorin e bashkisë dhe në veçanti në njësinë administrative Horë Vranisht, por edhe në fshatrat Qeparo dhe Borsh. Ish kryetari i komunës Horë Vranisht, i shoqëruar nga deputeti i PS me origjinë nga zona në fjalë dhe zyrtarë të lartë institucionesh qeveritare dhe shtetërore, ushtrojnë presion, intimidojnë dhe perpiqen të joshin zgjedhës, veprime për të cilat ekzistojnë fakte dhe prova që do të vihen në dispozicion të drejtësisë.

Kur edhe pak orë na ndajnë nga nisja e procesit zgjedhor, kerkojmë nga të gjithë strukturat dhe subjektet perkatëse që të angazhohen për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne Himarë. Paralajmërojmë se asnjë përpjekje për tjetërsimin e procesit dhe të rezultatit zgjedhor si mosindetifikimi elektronik i zgjedhësve, perdorimi i kartave te falsifikuara të identitetit apo fotografimi i votës, nuk do të tolerohet. Çdo rast do të denoncohet dhe pergjegjësit do të vihen përpara ligjit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *