• |
ide | kryesore

Berisha: Rezultati në Himarë u manipulua nga Edvin Gjipeja!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Himarë, duke e konsideruar si akt anti-Kushtetues përjashtimin nga votimi të qindra qytetarëve, për shkak të skadencës së dokumenteve të identifikimit.

Sipas tij, ky është një akt i pa precedent, krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës, që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga kryeministri.

Ai ka sjellë në vemendje zgjedhjet e 14 Majit, ku tha se ky standart nuk u zbatua në atë kohë dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Reagimi i Berishës

Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues

Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron.


9 Comments

  1. O Sali vorioepiroti leri juristet te thone fjalen e tyre, Voriepirotet nuk do ta harojne sherbimin qe i ke bere.

    1. Ik mor tradhëtar i kombit shqiptar!
      Vetëm me fjalë je patriot ti se po të marim veprat je një antishqiptar i regjur. Një tradhëtar.
      Ja disa tradhëti të Sali Berishës! ( fakte)
      1- Në gusht 1992, vuri në krye të kishës ortodokse shqiptare, grekun Janullatos. E kemi peshqesh nga Berisha.
      2- Në vitin 1993, futi Shqipërinë në konferencën islamike, duke e ndarë nga Europa.
      3- Burgosi ushtarët dhe komandantët e UÇK, Adem Jasharin dhe Hashim Thaçin.
      4- Vrau dhe zhduku Remzi Hoxhën, pasi filmoi takimin në Ohër, Berisha-Milosheviç.
      5- E quajti UÇK organizatë terroriste, dhe sot është i kënaqur që të gjithë udhëheqësit e UÇK janë në burg në Hagë.
      6- Kur gjithë bota ja bllokoi naftën Serbisë, ishte Sali Berisha që furnizoi tanket dhe avionët e Milosheviqit me naftë, për të vrarë sa më shumë kosovarë.
      7- Ishte kundër çlirimit dhe pavarësisë të Kosovës. Çfarë nuk bëri që kosovarët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi të mos shkonin në Rambuje, Francë, ku u vendos çlirimi i Kosovës.
      Për të gjitha kto, deri sa vdiq, Rugova nuk e pranoi në Kosovë, dhe më 2001 e ktheu mbrapsht në Morinë.
      8- I fali grekut 400 km katror det dhe vetëm ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese e anulloi vendimin.
      9- Ju dhe grekëve 4 territore për varreza të ushtarëve grekë.
      Ja ky është patrioti i madh Sali Berisha, i cili sot çfarë nuk po bën që Himarën ta marin në administrim grekqirat,
      Poshtë tradhëtarët!

  2. Ne vend ta mbyllesh gojen o ropqir tradhetar, del e vazhdon e ha mut. Na u bere me grek se greket e kerkon dhe votat e shqiptareve. Cdo mut shqiptar do zgjidhej para nje muti antishqiptar si ty. Njeri I ndyr e I qelbur .

  3. Ti o Sali greku kete qe po te bejn e ke pak. Ti meriton plumbin ballit. Paske qen shum lig e I ndyr . Lum greket qe te kan

  4. Per te gjithe patriotet e mesiperm , uroj qe mos e mbytet me beton dhe ajo pak natyre qe ka ngelur ne himare.Po juve ju kane rrjedhur trute te gjitheve derisa betonin e quani zhvillim . Mjere kjo toke ne dore te kujt ka rene.

  5. Foli dhe kryeagjenti I grekeve ne Shqiperi. Do I ken then padronet grek te dali te llapi. Dil shpejt e fol, bythqir or kan then.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *