• |
ide | kryesore

Fredi Beleri: Votuesit nuk patën kohë të rinovonin kartat e identitetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fredi Beleri ka kërkuar nga qeveria Rama të marrë masa që qytetarët të votojnë edhe me karta identiteti të skaduara. Në një reagim nga burgu, eurodeputeti i zgjedhur në Greqi thotë se qytetarët nuk patën kohë të bëjnë rinovimin e kartave, pasi zgjedhjet u dekretuan të premten në datë 5 korrik.

“Të gjithë ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim” shkruan Beleri.

Sipas opozitës janë rreth 6 mijë qytetarë me karta identiteti në Himarë që mbeten pa votuar. Ndërkohë deputeti i PD, Flamur Noka ka publikuar disa karta identetiteti me afat50 vjeçar që sipas tij i kanë përdorur për të votuar njerëz të sjellë nga qytete të tjera nga qeveria.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit

Keto zgjedhje kane filluar ne menyre te paligjshme, me nje vendim te KQZ-së të paligjshem, qe eshte ankimuar nga PBDNj dhe diten e sotme do te depozitohet dhe ankimi im, me nje dekret te paligjshem të nxjerrë në kushtet e emergjencës nga Presidenti, sikur të punonte në Kryeministri, dhe Paligjshmeria po vazhdon!!

Eshte rasti qe qeveria te veproje, ne keto zgjedhje me shume se here te tjera sepse nuk eshte faji i votuesve qe nuk kane rinovuar kartat. Koha ishte shume e shkurter, ne datën 5 korrik u dekretuan zgjedhjet, të premte pas orës 16. Koha per votuesit ishte shume e shkurter te rinovonin kartat e identitetit, kur edhe e-albania me shume nuk ka punuar kete periudhe. Qeveria duhet te marri masat te garantoje qe votuesit te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Nuk ka asnje pengese nuk kerkon logjistike, nuk ka kosto, siç nuk ka patur pengesa zgjedhje te kaluara. Të gjithë
ministrat në Himarë janë, le të mblidhen një herë të vetme, të marrin një vendim të vetëm, për interesin e popullit! Qeveria duhet te tregoje qe nuk po manipulon vullnetin e zgjedhesve, qe transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste ne Himare nuk ka qene taktike e qeverise, qe moslejimi si asnjehere më parë i votuesve me karta te skaduara nuk behet me qellim.

Qeveria të paktën të ruajë fasadën, siç e ka ruajtur deri tani, se ka përdorur institucionet “e pavarura”, të duket sikur nuk po përdor çdo mjet që t`i manipulojë këto zgjedhje!

U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, Rezistoni! Mos u largoni nga qëndrat e votimit! Mos u trëmbni! Votoni! Votoni! Votoni!

Fredi Beleri

Kryetari i zgjedhur i bashkise Himare 2023

Eurodeputet


7 Comments

  1. E pse mos te votojn me karta greke????
    C te keqe ka. Ata nuk i duan pasaportat shqiptare.
    Se keshtu na lind e drejta dhe ne te votojm ne greqi me pasaporta shqiptare.

  2. Perderisa jane me karta identiteti te skaduara nuk mund te votojne. Sikurse nese nuk jane rezident ne Himare, nuk mund te votojne. Manipulimi i vullnetit te popullit me autobizet e grekerise nuk eshte shprehje demokracie

  3. Ti je nje cop hajduti. I kapur me presh ne duar.
    Mendimi jot nuk na hyn fare ne pune. E shumzojm me zero.
    Rri aty ku je. Numero ditet dhe ik bej kaken. Se ketu nuk pi me uj ti. Je kart e djegur ne shqiperi.

  4. Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.

    Sot rreth 200 persona nuk kanë arritur të votojnë në Himarë-fshat pasi kanë figuruar me karta të skaduara. Mendohet se bëhet fjalë për emigrantë të ardhur nga Greqia në mbështetje të Gjikurisë dhe ID u kanë skaduar gjatë qendrimit në vendin fqinj.

  5. Petro Gjikuria, kukull e kriminelit Fredi Bejleri, i cili eshte padron i antishqiptarit Sali Berisha, jane bere bashke per te shkeputur Himaren nga Shqiperia me pretekstin se “shqiptaret po grabisin pronat e Himares”.
    Deri me sot, as eshte pare e as eshte degjuar qe dikujt t’i grabitet qofte edhe nje centimeter prone. Po, u jane blere. U jane blere me cmim te kripur pronat e pamerituara, e te braktisura, ketyre batakçinjve qe kane shitur atdheun dhe rrine ne Greqi e punojne per Greqine. Pasi i fusin leket ne xhep, fillojne ankohen: na grabiten. Ky eshte karakteri i ketyr maskarenjve te ndersyer nga hidrauliku kriminel Fredi Bejleri dhe grupi i tij kriminal i perbere nga Angjelo Kokaveshi dhe Mario Kutulla. Keta vrases, pergjegjes per sulmin terrorist te 10 Prillit 1994 nr Peshkepi te Gjirokastres, luftojne te marrin poste zyrtare, per t’u mbrojtur me imunitet nga hakmarrja qe po vjen. Por nuk do te kete shpetim per ta. E dime ku fshihen, e dime ku levizin. Dora shpaguese e popullit shqiptar do t’i gjeje edhe ne vrime te miut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *