• |
ide | kryesore

Himarë/ Dhjetëra votues nga Greqia me karta identiteti të skaduara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë disa qindra qytetarë në Himarë që janë paraqitur në qendrat e votimit me karta të skaduara dhe janë ndaluar të votojnë. Nga prononcimet e tyre, një pjesë e mirë janë rezidentë në Greqi dhe kanë ardhur në Himarë vetëm për të votuar. Ndërsa flisnin për mediat, disa prej tyre kishin vështirësi të artikulonin shqip, ndërsa kërkonin një vërtetim sa për të votuar ditën e sotme.

Në disa qendra, votimi nuk ka nisur ende për shkak se pritet një vendim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ndërsa ligji e ndalon votimin me dokumenta të skaduara. Në Himarë kandidojnë dy grekë, Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria dhe janë regjistruar mbi 23 mijë zgjedhës në 36 qendra votimi. Një pjesë e mirë e votuesve kanë ardhur nga Greqia ku jetojnë dhe punojnë, edhe pse janë banorë të Himarës.


1 Comment

  1. Jeten e bejne ne Greqi, Shqiperise i kane bere naften prej kohesh, gjuhen shqipe nuk e flasin, as e kane haberin si funksionon shteti ketej, s’kane dokumenta te shtetit shqiptar se s’ju duhen, kane te gjithe pashaporta greke, pensionet i marrin andej, punet i kane andej, kujdesin shendetesor andej, votojne andej per politiken greke dhe vijne nje here ne 2 vjet per te votuar ne nje shtet qe praktikisht nuk eshte shteti i tyre… ç’m… duan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *