• |
ide | kryesore

Pezullohet votimi në një qendër në Himarë, shkak ID e skaduara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tensione në një qendër votimi në Himarë, ku po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se debatet janë zhvilluar për shkak se nuk janë lejuar të votojnë qytetarët që u kanë skaduar kartat e identitetit.

Po ashtu bëhet me dije se për shkak të këtyre debateve, është pezulluar përkohësisht votimi në qendrën e votimit 4588/1, por ka rinisur sërish.

Mësohet se janë afro 100 raste në të cilat ka pasur mjete identifikimi të skaduara.

Arqile Bollano, i zgjedhur në këshillin bashkiak kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Himarës tha se ligji e parashikon qartë që nuk mund të votohet me karta identiteti të skaduara.

“Këtu ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, në një moment që ligji nuk i lejon. Është krijuar një konfuzion dhe kemi lajmëruar KQZ që të vijë e të zgjidhë ngërçin. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojnë asnjë person. Komisionerët kanë pezulluar votimin sa të zgjidhet çështja, ne skemi të drejtë”, tha Bollano.

Ndërkohë një grua është shprehur se nuk është lënë të votojnë për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Ajo tha se e drejta e votës nuk mohoet në asnjë vend të botës, për shkak të skadimit të ID.

“Pash se kishte skaduar karta. Më nxori kuponin të votoj dhe nuk më la kryetari. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta, kudo në botë. Shkon në Polici e merr një letër. Këtu thonë se nuk mund të votojë. Po ta humbas sot kartën? Nuk do votoj”, tha votuesja.


2 Comments

  1. Sa për kuriozitet!! Unë emigrant në Itali nxorra pensionin me një kartë identiteti të skaduar nëpërmjet EAlbania. Po ashtu dhe dokumentat për pensionin në Itali!!! Si shpjegohet kjo gjë??? Pse për ata banorë efektivë në Shqipëri për të votuar nuk vlejnë dhe për diçka më të rëndësishme si pensionet vlen!!!
    Qeveri ordinere dhe e korruptuar!!

    1. Mos u bej injorant. E-Albania eshte komplet tjeter gje dhe nuk ka nevoje qe karta jote e ID te jete e pa skaduar sepse i verifikon gjerat ne menere dixhitale ne kohe reale.
      Ik shko provo njehere hap llogari Bankare me karte te skaduar ne Itali. Shife ca do te thone. Ligji e thote qarte qe nuk qe nuk lejohen, dhe nuk ka pse te diskutohet me.
      Po te jap une nje argument pse nuk duhen lejuar te votojne. Po sikur ato te kene hequr dore nga Shtetesia Shqipetare dhe kane akoma kartat e vjetra, si mund te lejohen te votojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *