• |
ide | kryesore

Zbulohet sa ishte pjesëmarrja në zgjedhjet për Himarën

Arkiva, Lajme, Të fundit
himarë



U mbyllën në orën 19.00 të 36 qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetart të bashkisë së Himarës. Mediat raportojnë se në orët e pasdites pati më shumë fluks votuesish pas një rënieje në orët e drekës për shkak të orarit dhe vapës.

Në çdo qendër janë mbyllur kutitë dhe së bashku me materialet do të dërgohen pranë KZAZ-së së ngritur pranë stadiumit të Himarës ku edhe do të kryhet numërimi.

Sipas KQZ-së deri në orën 19:00 kanë marrë pjesë 37.78% e qytetarëve, sipas KQZ ose 8124 zgjedhës. Në zgjedhjet e 14 majit 2023 deri në këtë orë kishin dalë për të votuar 33.87% e votuesve.

Në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i opozitës, Petro Gjikuria. Rezultatet e para priten pas mesnatës. Kryefjalë e këtyre zgjedhjeve ishin kartat e identitetit të skaduara.

Mbi 6 mijë votues nuk u lejuan të votonin pasi u kishte skaduar afati i këtij dokumenti. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara këtë herë autoritetet nuk lejuan përdorimin e këtyre dokumenteve. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Ore akoma mendoni se fiton opozita ne Shqiperi,😹😂🤓Gerdalla i Surrelit nese meson per humbje ky monster te jep familjen para karriges, prandaj harrojeni fitoren.

  2. për turpin e Sali Berishës konkurron një figurë si Beleri. Zëvendësohet nga Gjikuria që janë i njëjti mall. Të dy kanë foto Vorio Epirit. E turpshme të kandidojë duke pozuar me një kauzë anti shqiptare.’Pa u zhdukur me rrenje berishizmi dhe enverizmi brenda pd se salihut nuk fitin opozita berishiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *