• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, shoferi gjendet i pajetë në timon

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Lushnjë-Fier, me pasojë një të vdekur. Shoferi i mjetit i identifikuar si shtetasi me iniciale E.K., 29-vjeçar nga Divjaka, humbi jetën, teksa trupi i tij u gjet brenda makinës. Makina pasi doli nga rruga kryesore, në Krutje, vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”, ishte përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor të një kanali aty pranë.

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie. Burime policore thanë se nga verifikimet e para rezulton se autovetura rezultonte e marrë me qira.

Sipas dinamikës fillestare të vendngjarjes, dyshohet se shoferi ka qenë me shumë shpejtësi dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore, duke kryer përplasje dhe rrokullisje, teksa është dëmtuar tërësisht duke u shembur në kanalin anësor. Policia e Qarkullimit Rrugor ngriti një grup hetimor me ekspertë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *