• |
ide | kryesore

Dy Vangjelë (i LSI dhe i Ramës), si një simbol i votimeve shqiptarçe

Arkiva, Kryesore, Lajme
Tavo Rama himare



Nëse ndokush ka ende dilema për të kuptuar se sa rëndësi ka vota në Shqipëri, rasti i Vangjel Tavos është një ilustrim perfekt. Kur në prill 2021, ai konkuroi në zonën e tij, në Dropull, për ngjyrat e LSI-së, ai dështoi të zgjidhet deputet. Pas tre vitesh, ndonëse u katapultua në Himarë, ku nuk kishte as lidhje, as kontribute e as të shkuar, ai u bë kryetar bashkie.

Në zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse mblodhi 12 % të votave ai nuk e kaloi dot pragun pasi, qeveria mbylli kufirin, i pengoi votuesit minoritarë të vinin në atdhe për të votuar dhe i siguroi PS një rezultat të paimagjinueshëm, me 3 deputetë në Gjirokastër (Çuçi, Duraj, Kumbaro).

Ky rezultat në qarkun që gjithmonë ndahej 2 me 2 mes pushtetit dhe opozitës u bë i mundur edhe nga vendimi arbitrar i Ramës, i cili vendosi të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet, që do i kishin dhënë mundësinë Tavos të bëhej deputet.

Lexo me tej:

Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Tre vite më pas, Vangjeli e pa që nuk i bihet murit me kokë dhe vendosi të bëhej pjesë e skuadrës që i ndryshon si ka qejf rregullat e lojës. Ai kaperceu ylberin, u rikthye, si djali plangprishës tek rilindja me të cilën ishte ndarë që në 2007, harroi Metën dhe Berishën që e patën bërë ministër shëndetësie dhe vendosi t’i shërbejë atij, që ka ne duar, edhe gurin edhe arrën. Që në dhjetor 2023, gazeta greke Kathimerini (linku poshtë), njoftoi se pas një bisede telefonike dhe një takimi kokë më kokë, Rama kishte rënë dakord me ish deputetin minoritar për ta katapultuar në Himarë.

Kulisat /Si po luan Rama për një pasardhës të Belerit të pëlqyer nga Athina

Nga ky moment Vangjeli ia mbylli derën fatkeqësive. Kundër tij nuk do kishte më rregulla që ndryshoheshin gjatë lojës në favor te kundërshtarit. Tani prej tyre do të përfitonte vetë. Ai u hodh në fushë me avantazhin e parë ndaj rivalëve, mësimin se; po fitove mund të burgosesh dhe se po të jesh pjesë e shtabit elektoral kundërshtar, mund të të dëmtohet biznesi apo hoteli në breg te detit.

Ai u favorizua nga zgjedhje të shpallura blitz, në shkelje të ligjit dhe ku KQZ dhe Presidenti i Republikës, nuk patën durim të zbatonin as afatet e ankimimit të kryetarit të shkarkuar Beleri. Ai kishte lehtësinë të shtonte sa votues të rinj të donte përmes gjëndjes civile, ndërkohë që rivali u penalizua, nga moslejimi për të votuar i qytetarëve me datë të skaduar në kartat e identitetit (ndonëse ky parim ishte aplikuar më parë).

Andi Bushati: Himara, si arkëmort i SPAK

Vangjeli dropullit me LSI, as në ëndër nuk i kishte imagjinuar këto favore. Po t’i kishte pasur në 2021, ai as do ta diskutonte mandatin e deputetit. Por, atëherë Vangjeli u soll si naiv. Zgjodhi të hiqet idiotësisht si opozitar.

Tre vite më pas, i edhën mendtë. Vitet e gjata pa punë dhe hallet familjare e bënë ish-gjinekologun t’i vinte gishtin kokës. E kuptoi se nuk mund të vazhdonte ta godistte murin me të. Dhe gjithçka në fatin e tij ndryshoi.

Të gjithë elementët që kishte kundër u bënë papritmas pro dhe ai hyri i sigurtë në një garë (e shpalli paraprakisht me saktësi edhe diferencën me të cilën do fitonte) ku edhe arbitrin e kishte me vete.

Pikërisht për këtë, për dy mënyrat e të qenit i njëjti Vangjel, ai është një simbol i votimeve të epokës së rilindjes.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Natyrisht, ai mund të mos e ketë vrarë mendjen kaq gjatë, atij mund t’i ketë interesuar vetëm fitorja përfundimtare me 59% dhe rifitimi i një vendi pune, pasi pas Metës apo Monikës kishte tre vite që dridhte zinxhirin, por për ata që duan të kuptojnë si funksionojnë zgjedhjet dhe si mund të mbetesh në politikë në këtë vend, ai përbën një model sinjifikativ. Vangjeli e tregoi: duhet të lëpish të gjitha ç’ke pështyrë kundër Ramës, të pranosh të bëhesh ushtar i rilindjes dhe kufijtë për ty nuk do të mbyllen më kurrë.

©Lapsi.al

 


18 Comments

    1. Vetëm komunistët Kaç Islami dhe Hysni Milloshi kanë të drejtë të bashkëpunojnë me komunistin S. Berisha dhe quhet e moralshme.
      Ata që bashkëpunojnë me Ramën kryejnë imoralitet. Kurvëri.
      Për turp ta kenë.
      Le ta hanë turpin me peshk e verë të bardhë.

  1. Per kete soj politikanesh 33 vjeçar pa din e iman , fjala “burre” duhet shkruajtur me nje “r” dhr ne raste te veçanta pa “r” fare .

  2. I qafshi hallin ketij Vangjelit. Ai eshte kryetar bashkie tani dhe as i rruhet se cfare shkruhet. Problemi qendron tjeter kund pasi gazetaria e ka te lehte te fyej dhe te shaj ke te doje dhe merzitet kur e kazanizojne. Kur e drodhi Bardhi apo Salianji sikur nuk u moret kaq shume. Apo keta ne opozite nuk e njohin b…lepirjen. Megjithate vazhdoni Lapsi te beni opozite edhe perse jeni per tu marre shmbull qe do ta beni kete opozite deri ne 2030.

      1. Non ho dubio della degenerazione della raza umana. Proverbio albanese dice che il pesce comincia a puzzare dalla testa.
        Quando vediamo i grandi della terra a riunirsi, credo Che non pensono alrto solo loro afari.
        Ed la ipocrisia a credere nel Dio, comincia dal benedizione del Papa. Il Vaticano, e lugo dei scandali e di corruzione spituale ed altro. Sarebbe stato lugo di figlio del Signore. Ma e propio li che si e tradito la credeza nel Dio.

  3. po pse jeni kaq bythqima ju te lapsit…. cili kufi u mbyll o graqira… asnje kufi nuk u mbyll… kufiri ka qene gjithmone hap, ata qe ju paguajne ju, asfaliaaaaaa punon me 2 sportele ne pik te trafikut… SHQIPERIA, kurre, se SHQIPERIA ESHTE KARRDERE, jo si ju graqira

    1. Patronazhistë që u janë errësuar sytë të flasin duke u shprehur me broçkulla dhe ndryshojnë realitetet!! Një pyetje për patronazhistin 24:48!!
      Bardhi mos kaloi me Ramën gjë??? Dhe një pyetje për patronazhistin 16:18!! Harrove o mik që në zgjedhjet e vitit 21 lëvizja u bllokuar nga Rama??? Preteksi që kovid është akoma prezent dje I rrezikshëm!!

      1. PD nuk do të fitojë kurrë, nëse nuk ka patronazhistët e saj.
        Dikur i ka patur, por i quante kujdestarë.
        Çfarë bën patronazhisti?
        Çdo parti, tre muaj parazgjedhjeve, mer nga Gjendja Civile listat e zgjedhësve.
        Këto lista PS i shumëfishon dhe jua jep patronazhistëve.
        Këta ulen në shtëpitë e tyre dhe i marin emrat një për një.
        X- voton PS.
        Y- voton PD.
        Z- voton LSI.
        Ky tjetri nuk voton fare.
        Tjetri, nuk ndodhet në Shqipëri.
        Tjetri është i pavendosur.
        Tjetri është i lëkundur.
        Këtij i skadon karta e identitetit. Dhe shkon e takon. E nxit që të shkoj ta rinovojë.
        Patronazhisti i takon të gjithë. Mirëpo ai nuk harxhon kohë me votuesin e bindur të PD. Bile këtë e respekton.
        Ja, ju votues të PD, ju ka shqetësuar ndonjë patronazhist?
        Ju ka thënë kush pse votoni PD?
        Ai e di që pa u zhvilluar zgjedhjet sa vota do të marë në qendrën e votimit ku është caktuar të punojë.
        Dhe nëse PD, nuk arrin të kuptojë se për të mobilizuar votuesin e saj, duhen njerëz, të përgatitur, por dhe që respektohen. Që tjetri të ta hapë derën, jo ta përplasë në fytyrë.
        Pastaj këta njerëz në daç quaj kujdestarë, në daç quaj patronazhistë.
        Prandaj boll shpërndatë urrejtje për patronazhistët, pa e ditur se kush janë dhe çfarë bëjnë, por i bëni thirrje PD-së të krijoj patronazhistët apo kujdestarët e saj.
        Dikur i ka patur, nuk e di pse i hoqi.

        1. Problemi me argumentin e shtruar me po aq mlle sa shpreheni se do te donit te pakesohej, eshte se keta patronazhista, prej vete kuptimit te fjales dhe fakteve, marrin peng te gjithe ata individe votues qe kane halle te lidhura ngushte me shtetin, ndaj dhe pushtetin. Ne kete te fundit viheni ne dyshim sepse …. gaboni, do gaboni, dhe nuk ka zgjidhje tjeter per ju sa nje dush i forte opozitarist.
          Problemi i dyte i yni, eshte se ky zaptim shteti, eshte pushtet i dobet. Kete duhet ta marre vesh dhe ta beje vrime ne vesh e gjitha elita qe mbrojti Ramen ne opozite kunder Berishes ne pushtet, formes kunder thelbit te respektimit te shtetit dhe ushtrimit te pushtetit. Te gjithe flamujt e kuq ishin aty, por … Jung duhet ta kete nje shpjegim mepatjeter.

        2. Nje sivellai juaj me ka ardhur ne shtepi duke e ditur qe une nuk isha nga te lekundurit,por isha komisioner i opozites ne ato zgjedhje e ti thua se jeni te ndershem.Plehra jeni e une i a bera naften me kohe.

        3. Bajron Çajld Haroldi

          49. Ne lufta feodale e bejleg/ Sa Trimerira vane e u harruan ; / Dhe dashuria q’u stoliste shqytin/ Me shenja zotedalese te saj,/ Zemren e veshur n’hekur ua shpoi;/ Po flaket e tyre qe egërsi sillte/ Perçarjen e te shoqit, shkatërrimin./ Dhe per ndonje gjelinë kullat panë/ Si rrodhi Rini ndaj germadhes gjake i turbullt./

          50. Te falem, lum i paster i gëzuar, / Me valë bekimtare përshkon viset/ Qe prore do ta mbanin bukurinë, / Po mos ta preknin punën tende njerëzit/ E pemën te ta korrte kose e luftës; / T’i kisha pare ahere këto vise,/ Parajsën vete do ta kisha njohur,/ Mirpo qe te me duket tash ashtu,/ C’me duhet t’ishte me, o Rin i dashur? / Lete!

          51. Ta rrahu mijëra here shtratin lufta/ Po luftëtarët nuk përmenden; Therrja/ Gatoi atje me gjak qipi kufomash/ Dhe varret u vithisen . Ç’u be sish?/ Me ujin tende e lava gjakn’ e djeshëm, / U dliren njollat e mbi faqen tende/ Vallzorja rreze e diellit pasqyrohet; / Por ëndrren e llahtarshme prej kujtimit/ S’ ma merr dot rryma jote, qe perlan çdo gjë. /

          Si mudemi ti njohim aleatët dhe armiqtë?Kush e humbi dhe kush e fitoj luftën e dytë botërore?

  4. Dropullitet jane njerez pa komb. E dredhin pa problem fare. Madje as me greqine nuk jane, ua them me bindje. Behen me ate qe kane interes me shume.

  5. Ne Himare ai humbi shume me teper se zgjedhjet. I detyruar t’ua shese Himaren qarqeve shoviniste radikale, me shpresen e deshperuar se keshtu do te mund te cele nje kanal komunikimi diplomatik qe do te mund te thyeje sadopak izolimin nderkombetar, ai iu tregoi shqiptareve se, per hallin e vet eshte gati te shese vendin, partine, fytyren, shpirtin, gjithcka.Vangjeli ka qene ne ps,por metaj e thirri ne lsi kur metaj u largua nga nano i ps.o shpellkar gazetar

  6. Faj eshte i popullit qe trashegon akoma sistemin e woE Hoxhes qe futi ne hasmeri familjaret per hire te sistemit dhe keshtu vazhdojne edhe tani.Shiko kur behen zgjedhjet afohen shume qeshjn e bisedojne dhe premtojne shume gjera dhe kur zgjidhen deputet nuk duan t’ja dine fare per popullin ngrejne kartonin per disa probleme pa u konsultuar me popullin per dakortesine po ose jo per problemet qe do nrihen ne kuvend.Ky eshte populli dhe keta jane deputetet.,

  7. Faj eshte i popullit qe trashegon akoma sistemin e woE Hoxhes qe futi ne hasmeri familjaret per hire te sistemit dhe keshtu vazhdojne edhe tani.Shiko kur behen zgjedhjet afohen shume qeshjn e bisedojne dhe premtojne shume gjera dhe kur zgjidhen deputet nuk duan t’ja dine fare per popullin ngrejne kartonin per disa probleme pa u konsultuar me popullin per dakortesine po ose jo per problemet qe do nrihen ne kuvend.Ky eshte populli dhe keta jane deputetet.,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *