• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 39 gradë

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit per sot



Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të nxehta me origjinë nga anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat deri mesatare nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të varjojnë nga 16 gradë Celcius minimalja në 39 gradë maksimalja e shënuar në Elbasan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *