• |
ide | kryesore

Biseda Rama-Errdogan, ambasadori turk: Duam pastrimin nga FETO!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay ka dhënë një deklaratë pë mediat nga qyteti i Korçës, ku ka bërë me dije se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Recep Tayip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e djeshme (8 gusht).

Atay shton se miqësia mes dy liderave dihet tashmë, ndërsa gjatë bisedës së tyre kanë biseduar për fusha të shumta, përfshirë edhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se po ashtu Erdogan ka prekur edhe kërkesën e vazhdueshme të bërë publike tanimë nga presidenti turk për pastrimin e organizatës Feto.

Sipas ambasadorit, kjo organizatë e cila sipas tij është shtrirë në arsim dhe në fe në vendin tonë nuk do të lejohet të “helmojë” marrëdhëniet mes vendeve.

Deklara e ambasadorit:

Dje është bërë një bisedë telefonike mes presidentit tonë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ju e dini që ata kanë një miqësi midis tyre dhe një dialog të vazhdueshëm.

Ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike është bërë në kuadër të takimeve të tyre që janë të vazhdueshme.

Është biseduar për fusha të shumta, është folur edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Siç edhe është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste Feto këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike.

Pas telefonatës a ka patur ndonjë reagim për organizatat terroriste dhe a vazhdon Shqipëria dhe Turqia ta shohin nj-tj si vende aleate strategjike?

Patjetër partneriteti strategjik do të vazhdojë, siç e thatë edhe ju dhe e dini Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 dronë Bayraktar dhe patjetër që këto marrëdhënie do të vazhdojnë.

Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot kanë qenë 3 dronë nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera ,partneriteti do të vazhdojë.

Sa i përket gjysmës së pyetjes së parë për telefonatën duhet të pyesni Ramën, unë nuk mund të kthej dot një përgjigje se cfarë ka thënë Rama dje, por dua të theksoj dhe mund ta them këtë që pjesa e pastrimit të Fetos nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë, ajo është çështje edhe e shtetit Shqiptar.

Pra ato janë të rrezikshëm.

Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj.

Patjetër që do të marrim përfundime për këtë temë dhe zhvillime ka dhe dua të theksoj që organizata Feto për vazhdimin e partneritetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore.

Nuk do ti lejomë të helmojnë marrëdhënien midis dy shteteve.

Unë si ambasador e kam një nga punët e mia primare këtë çështje dhe dua ta theksoj sot edhe përpara jush edhe përpara ndërkombëtarëve ,kjo është një punë që ne do i shkojmë deri në fund.


9 Comments

  1. Ambasador :
    Shqipëria është vend i pavarur qe prej 28 Nentorit1912 !
    Shpresoj qe te mos e kete harruar edhe KM Edvin Rama !

  2. NJE PERGJIGJE DHE ANGAZHIM ME ZGJUARSI SOT,POPULLIN E MBRON NGA E KEQA E SE ARDHMES thotë:

    ZHVILLIMET PO I VEN TE GJITH NE SPROV REFLEKTIMI PARTNERITETI , DHE ANGAZHIMI ,KU PAS VJEN RENDIMENTI,TURQIJA ME INTERESIN E VET NE MENYR TE NDERSJELL ME SHBEAN NE MENYR TE NDERSJELLT PO VIHEN NE PESHORE, SE CILEN ANE TE MBAJM ,PO ASHTU IZRAELI ,ME TURQIN RAPORTET NDERKOMBETARE,KETO ZHVILLIME JAN ,JO VETEM SPROV ,POR EDHE KOSTO,PO KOMBIN TON , ATEHER CILA ESHTE QENDRIMI ,ME EMRUES TE PERBASHKET PER TE GJITH E SHPREHUR MBROJTUR DHE E DEKLARUAR,QE TE GJITH PAVARSISHT INTERESIT BASHKOHEMI NE DOMOSDOSHMERI ,NE DUHET TE JAPIM MESAZHIN E DOMOSDOSHMERIVE JO INTERESIT, TE SHPREHIM DHE MBROJM HAKUN ME HAK PASI NE KETE BOTE ,SEJCILI DON HAKUN QE I PERKET DHE ASKUSH PADREJTESIN , NE NUK DUHET TE PERFSHIHEMI NE PADREJTESI NDAJ ASKUJT ,PERDERISA NUK PRANOJM PADREJTESI NGA ASKUSH, KY ESHTE CELESI SUKSESIT ,HAKUN NDAJ GJITHCKAJE ME HAK NDRYSH VJEN KOSTOJA DHE PERGJEGJSIJA,E DHEM KESHTU PASI ATO QE NDOLLEN NE KONKUREN INTERESI INTERESI PO PERMBYSET NGA PAMUNDESIT E PERMBUSHJES QELLIMIT DHE NE KET PIK DO KTHEHEN TEK DOMOSDOSHMERIT

      1. O daj kari, 420 vite ne rradh te pare dhe jo 500 dhe ne radh te 2te meso pak histori, se shqipot kane drejtu Perandorine Osmane dhe pervec te qenit bejlere ne Ballkan kane qene drejtues ne gjithe Perandorine.

        Jane nje 6 milione njerez ne Turqi me gjak shqiptar, eshte e anasjellta e asaj qe thua ti.

  3. Ky ambasadori në ça kohë jeton??
    Në kohën e xhon turqëve!!! Oh mos e keni Shqipërinë nën hyqëm apo është Rama që është bërë vasal i juaj!!!
    Kjo me siguri ,sepse duket qartë nga guximin që merr ky ambasador të thotë duam pastrim të Shqipërisë nga gylenistët!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *