• |
ide | kryesore

Disa vatra zjarri në pyjet e Qafë Shtamës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarri



Disa vatra zjarri janë konstatuar pak minuta më parë në pyjet e Qafë Shtamës, në afërsi të fshatit Selixë, njësia administrative Komsi, Mat.

Efektivë të zjarrfikësve Burrel, punonjës të bashkisë Mat, pyjeve, emergjencave civile, banorë të zonës po udhëtojnë drejt vendit të ngjarjes, por mjetet motorike e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri, përndryshe zjarri do të përfshijë pyjet e lartë dhe dëmi do të jetë i madh.

Nga të dhënat e para besohet se zjarret janë të qëllimshëm dhe mund të jenë shkaktuar nga barinjtë e zonës. Policia lokale ka nisur hetimet.

Lexo më tej: Riaktivizohet gjatë natës një vatër zjarri në Krastë, terreni malor vështirëson ndërhyrjen 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *