• |
ide | kryesore

Në kërkim për mashtrim, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia



Policia në Tiranë njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Deceit” ka vënë në pranga një 41-vjeçar.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Ai u kap në Fushë Mëzez, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Policia Tiranë:

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dhe ato të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


1 Comment

  1. Te gjitha krimet kryen nga njerez te ardhur nga rrethet ne Tirane.Nuk I dinim qe ishin kaq te pa gdhendur keta te rretheve.E tmereshme,qelben Tiranen e bukur.Pa le kur thone jemi nga tirana.Kompleks inferioriteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *