• |
ide | kryesore

Tragjike në Turqi/ Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon dhe përplaset me mbikalimin e urës

Lajme, Të fundit



Një autobus u përplas me shtyllën e një mbikalimi ure pranë Ankarasë herët të premten duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 26 të tjerë. Bëhet me dije se aksidenti ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit kur autobusi kishte nisur udhëtimin nga Eskişehiri.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin tha se informacionet paraprake sugjeronin se shoferin e kishte zënë gjumi në timon pasi nuk kishte asnjë tregues se ai kishte tentuar të frenonte. Një hetim mbi aksidentin tragjik është nisur.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë zjarrfikësit, arritën me shpejtësi në vendngjarje për të shpëtuar të bllokuarit brenda autobusit. Pasagjerët e plagosur janë transportuar në spitalet e afërta për të marrë ndihmën mjekësore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *