• |
ide | kryesore

REL: BE i do i mbajë sanksionet ndaj Kosovës

Lajme, Të fundit



Radio Evropa e Lirë ka bërë me dije se Bashkimi Evropian nuk e ka ndryshuar qasje në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Duke iu referuar burmeve diplomatike brenda BE-së, media në fjalë ka thënë se BE-ja ruan qëndriminqë e pasur më parë.

“BE-ja vetëm ka përsëritur qëndrimin e shprehur para më shumë se një viti”, kanë thënë burimet diplomatike të REL-it.

Edhe më parë ishte thënë se këto masa mund të hiqen ose shtohen, varësisht prej veprimeve të Qeverisë në veri.

Se fundi, zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ka paralajmëruar masa të reja ndaj Kosovës.


3 Comments

  1. Po tani si i behet..?? Punonjesit publik ne Kosove kane muaj pa rroga. Tani te hane nacionalizmin e Kurtit

  2. Ku e ke dëgjuar kët lajm ti or mik!! Kosova ka një ekonomi frytdhënëse e aftë të zhvillojë të ardhurat buxhetore me politikën fiskale të saj .
    Ndihmë e madhe janë remitancat e emigrantëve që i dërgojnë atje që janë shumë fish me lëmoshat që mund të japë Europa!!!
    Pra sipas teje Kurti ,qeveria e tij ,populli i Kosovës duhet që për kaq vjet poshtërimit të “miqve” përpos asajt të Serbisë, të heshtë e të pranojë çfarë nuk është në favor të saj duke përkëdhelur agresorin dhe vendosur kushte viktimës së saj!!!

  3. Kur është “nacionalist” Rama kundër Greqisë për përfitime personale, përse mos të jetë Kurti i tillë me të drejtën për të mbrojtur e ekzekutuar kushtetutën e ligjet e për të siguruar autoritetin shtetëror në gjithë territorin e Kosovës??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *