• |
ide | kryesore

Spiropali tallet me Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Vladimir Karaj, BIRN

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit.

Spiropali e thirri mbledhjen në fund të muajit Gusht duke shtyrë edhe më tej zgjidhjen e konfliktit mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, i cili zvarritet në korridoret e parlamentit prej më shumë se një viti. Njëlloj si në qëndrimet e mëparshme shumica parlamentare përmes kryetares Spiropali i kërkon Këshillit të Legjislacionit të “shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Një ditë më parë kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkoi mbledhje të  “Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e sesionit ta caktojë brenda periudhës ‘3 ditë nga paraqitja e kërkesës’”. Bardhi tha se kjo e drejtë lindte nga Kushtetuta.

Por në përgjigje të kësaj kërkese Spiropali pretendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhej të kalonte më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe se ky i fundit duhej të prodhonte një raport për kryetare e kuvendit. Kjo skemë u përdor edhe një vit më parë nga socialistë që më pas e shtynë vendimmarrjen mbi vendimin e Kushtetueses për disa muaj dhe në fund votuan kundër në seancë plenare.

Megjithatë këtë herë shumica gjendet para një vendimi të qartë të gjykatës që i urdhëron ata të dërgojnë mandatin e Xhaçkës për shqyrtim para saj. Kushtetuesja, në vendimmarrjen e saj në fillim të korrikut të këtij viti, u shpreh se sjellja e socialistëve ndaj vendimeve të saj cënonte themelet e shtetit.

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet e bardhë në të zezë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Në fjalën e saj gjatë votimit në Kuvend në prill të këtij viti Xhaçka fajësoi mediat dhe pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte pushuar çështjen.

Por vendimi i ri i Gjykatës i ka përgënjeshtruar këto qëndrime, duke e cilësuar sjelljen e shumicës parlamentare si antikushtetuese dhe duke urdhëruar që çështja të shkojë para saj për shqyrtim në themel.


8 Comments

  1. Epo ku jane qelbsat qe na çane bythen kur flisnin per Sali Berishen dhe moszbatimin e vendimit antikushtetues te gjykates se Irena Spata(Maneku)((Gjoka)) ?
    Ku jane lepiresat e oninionbythistat e ekraneve qe na kane ngrene jashtqitjen pafund me parime e drejtesi te pavarur ?
    Aman ku eshte Ambasada Amerikane,seksioni i Korruptuar rende i Partise Socialiste,pse sa here ka palogjshmeri ua ha macja gjuhen te korruptuarve te ndyre,te kapjrve me lara e seks nga reggjimi kriminal i tiranes monstruoze ?
    Ku eshte lekurkuqi i ambasades anglezi,funderrina e funderrinave qe pallohet ne bythe e na shet dengla me drejtesi !
    Ku jeni e zoti u vrafte ju qe vidhni e ripni kete popull,ku jeni e zoyi ua marrte frymen atyre qe doni me shume,ju po e po !
    Pse nuk ha mut Fevzi,Balla qorri,Grida e perlyer se fundmi nga pislliku i top medias ?Flisni si ka mundesi qe tallni trapin me kete vend ?
    Amerikanet si Sorros jane per te fshire bythen,jane per t’iu bere ato gjera qe ju behen krimineleve bashke me banden kriminale e strukturuar Partia Socialiste e Shqiperise.

  2. Tani qe i knoi ne vrime te pidhit edhe baba oficer mondi nuk mahet baxhella. Ec megungalla go hunter alqis tavas mutis me miell serb patriotik sifilitik.

  3. Fuck europeans and EU. They rather collaborate with edi rama who openly says communism is on the good side of history rather than the right “wing”. Europeans are all communist socialists.

    I guess they are following Soros agenda to slowly destroy right values by stealing them.

    The information its easily trackable. Digital footprint have made it possible. Yet they continue to steal values by being data analysers.

    1. Nuk ka asgje per tu revoltuar.Ne mbreterite absolute kjo gje eshte normale. Fajin nuk e ka Lartmadhnia e shpura e tij,por populli qe ende se ka kuptuar se ne cfare rendi shoqeror jeton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *