• |
ide | kryesore

Del jashtë kontrollit zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë

Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria, vatra, Lurë, zjarr, zjarri,



Prej afro 10 ditësh mali i Tërnovës në njësinë administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës është nën pushtetin e flakëve. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka ka qenë e pamundur që zjarri të shuhet plotësisht. Kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha ndërsa autoritetet lokale vijojnë luftën me flakët nga toka.

Në terren janë angazhuar punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, të shërbimit pyjor, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës. Ndërkohë autoritetet vijojnë të kërkojnë ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Deri tani janë djegur dhjetra hektar me bredha, pishë dhe pemë Ahu.

Kjo ka qenë zona më e paprekur në Bulqizë ndërsa me zjarrin e rënë, një nga perlat më të bukura të kurorës së liqenit të zi dëmtohet totalisht. Ndërkohë një tjetër vatër zjarri është në malin e Qafë Shtamës ku po punohet nga toka për të shuar flakët, ndërsa zjarri ndihmohet nga era dhe temperaturat shumë të larta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *