• |
ide | kryesore

Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një status të gjatë të Edi Ramës në Facebook, me siguri që i ka bërë pyetjen vetes: Si është e mundur që ky njeri ka një erudicion të frikshëm? Si njeh ai çdo detaj dhe çdo imtësi?

Ajo për të cilën dëshmoi një këmbëngulje prej grafomani shefi i qeverisë, lidhej me polemikën që shpërtheu pasi mundësi me origjinë nga Osetia, Chermen Valiev, arriti ti japë një medalje të bronxtë Shqipërisë, në olimpiadën e Parisit. Rama e kishte përshëndetur këtë si ngritjen për herë të parë të flamurit kuq e zi në lojrat olimpike. Kundërshtarët e tij nxituan ta quajnë mashtrues dhe hipokrit (lexo shkrimin e Lapsi.al te linku poshtë) duke pretenduar se medaljen e parë e pati marrë pëshëngritësi Ymer Pampuri, në olimpiadën e Mynihut, në 1972.

LEXO ME TEJ:

Rama ia fut Berishës për medaljen olimpike të Shqipërisë

Në fakt, lidhur me këtë Rama ka të drejtë, por hipokrizia dhe mashtrimi i tij shkëlqejnë diku tjetër. E për të kuptuar këtë mjafton të lexosh me vëmendje tekstin e tij të stërgjatë.

Aty tregohet se si ish basketbollisti i dikurshëm e njeh me imtësi historinë e mundësit të ardhur nga Kaukazi. Ai di çdo detaj të origjinës dhe mbërritjes në Shqipëri dhe garës që bëjnë federatat sportive për të tërhequr kampionë të tillë. Deri këtu e kuptushme mund të thotë dikush, është informacioni i një njeriu për ngjarjen që është e freskët. Por bagazhi i njohurive të liderit zbret shumë më thellë. Ai di çdo rrethanë dhe vogëlsi për bëmat e Ymer Pampurit gjashtë dekada më parë. Ai njeh organizimin e Kampionatit Botëror të peshëngritjes në 1972 dhe rreguallat e Olimpiadës të atij viti. Ai flet me sigurinë e specialistit, për tre stilet e ndryshme sipas të cilave zhvillohet gara e ngritjes së peshave. Tronditëse apo jo? 

Por, pasi ke marrë veten nga ky ortek njohurish vetvetiu të lind pyetja. Po si është e mundur që ky njeri që është i informuar për skutat më pa rëndësi të Komitetit Olimpik, të rilindur, që njeh detajet e mundjes dhe historinë mbi gjysëm shekullore të peshëngritjes, nuk ka ditur as një gjë për atë që paguhet, për gjysmën e qeverisë së tij, që “i hante kumblla dhe dardha pas shpine” ? Si ka mundësi që në veshë nuk i kishte mbërritur asnjë murmërimë për Qaton dhe Mollën e 5D, kur në memorien e tij është e skalitur e gjithë biografia e Ymer Pampurit? “Ka vënë dikë për t’i përgatitur tekstin për ti’u përgjigjur Berishës- kështu veprojnë kryeministrat seriozë” – mund ta justifikojë dikush. Por, as kjo alibi nuk pi ujë. Sepse po të ishte kështu, do ishte informuar që kur opozita i denoncoi për herë të parë inceneratorët (do vinte dikë të informohej- dhe nuk do çonte gjithë PS-në për karshillëk të kritikëve te barku i djegësit të Elbasanit. E njëjta logjikë vlen edhe për solidarizimin, “me pikë e presje” me Erion Veliajn për të mbrojtur hajdutët e 5D-së.

Kur ka të drejtë dhe kur manipulon Rama për mercenarët e Parisit

Pra, Edi Rama nuk është mashtrues- siç e akuzon Berisha- për shpalljen e së parës medalje olimpike të Shqipërisë. Ai është hipokrit kur pretendon se di çdo imtësi për Chermen Valievin apo Ymer Pampurin dhe asnjë gjë për paratë që firmoste për një incenerator inekzistent. Ai del qesharak kur do të na bëjë të besojmë se, si ish sportist, njeh gjithçka rreth garave të sporteve burrërore, por nuk ka asnjë djeni për detajet e gjysëm miliardi euro nga buxheti, për të cilat ka detyrë të kujdeset.

Të dyja këto rrëfime, edhe ai i Ramës që inspekton në filigran projektet, që dizenjon me dorën e tij fanelën e kombëtares fituese, që i vizaton Kazamontit motivet e fasadës së stadiumit, pra ai i një manjaku të detajve edhe ky tjetëri, i një njeriu që injoron vogëlsitë e masakrave të hajdutërisë, nuk mund të qëndrojnë sëbashku. Të duash ti mbash gjallë sëbashku në publik ato, do të thotë, ose se e ke humbur sensin e realitetit, ose se nuk merakosesh më për atë që mendojnë ata që të ndjekin. Këto dy fabula kundërthënëse nuk mund të bashkëudhëtojnë paralelisht.

Predikuesi i tyre dhe ata që e rrethojnë duhet të zgjedhin: ose njërën, ose tjetërn. Dhe meqënëse ata që kanë dorë shkëputen me vështirësi nga vesi i tyre, Edi Rama duhet të dijë së paku të mposhtë në publik, vanitetin se njeh çdo dosje në imtësi.

©Lapsi.al     

 


6 Comments

  1. Q’FAR DO TË THONI OR ZOTI BUSHATI? EDVIN DROGA NUK ISHTE KISHTE NJOHURI SE BABAI I TIJ KRISTAQ RAMA JA PALLOJKE GRUAN DHE E SOLLI NË JETE GREG KRISTAQ RAMEN HAHAH

  2. Eshte shum e vertet kjo qe shkruan ti z,Bushati …!ketij palloshi te gjithe i han kumlla dhe dardha pas shpjne….ndersa vete nuk di gje.?

  3. KADRI YMËR KËLLIRA NXJERRË NJE ERË MUTI NGA GOJA A THUA TI KA DIAHRREA NGA GOJA thotë:

    ARRESTOHET KADRI YMËR QËLBAZA KËLLIRA:

    -YMERI U KAP DUKE JA FUTUR KARIN NË BYTH FRRYK LLULLA ÇYPIT DHE DUKE JA LËPIR KARIN KRESHNIK SPAHIUT NË PLAZHIN E DURRËSIT

  4. Z.Bushati ti ke te drejte po kujt ja thua e keni kote me kete person nuk pyet per asnje njeri ne shqiperi e sheh edhe vete ti ju mund ta shani me liber shpije nuk i bene pershtypje mund tja nxjerresh te gjitha se cfare ka bere e bene kujt do ijapi dhogari jane te gjithe ne duart e tija ai te pushon nga puna te heq buken e femijve e kushe ta ndaloje tani qe eshte bere njeriu me i pasur ne shqiperi qe i blene te gjithe me gjykata e prokuror e drejtesi ne shkruajme por sikur shkruajm ne akull cudia 3 dite zgjate e ky vazhdon e mashtron te gjithe ne se kemi ditur po ky po na del me i mencur se ANSHTAJNI dhe simbas tije ky i di te gjetha por hajduterite te kujtohet enveri qe i dinte te gjitha nafte bujqesi ndertim ushtri haaaaaaaa jam me fat qe nuk jetoj atje nje vend i korruptuar nga maja deri ne fund.

  5. Po poooo,ta them un juu zotrinj analista .Edvini I zi I bllokut kamunist,vuqiqit,inqeneratorit ,drogs ,krimbit ,korrupcjonit pengo zhvillimin e liri demokracis liberjale.nano ik,rama ik,ik,ik,lali eri ik .

  6. Shume e thjeshte , te gjatit tone historikun e sportit ja pregatisin te tjeret ndersa vjedhjet i pregatit dhe i merr vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *