• |
ide | kryesore

Berisha: Si policia fshehu vrαsjen e 42-vjeçarit në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj policisë së shtetit në lidhje me vrasjen e një 42-vjeçari në Pogradec për të cilin fillimisht u tha se ishte rrezuar në gjendje të dehur. Berisha tha së policia lokale tentoi të fshehë ngjarjen për të mbrojtur autorin me lidhje me pushtetin.

“Çdo ditë që kalon në këtë vend është në avantazh të krimit, vrasjeve, makabriteteve dhe fshehjeve të tyre. Dje, një babai me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec. Por për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes.

Dhe policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes. Shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Shpreh respektin tim për reagimin e menjëhershëm të gazetarëve të Pogradecit dhe qytetarëve të atij qyteti të mrekullueshëm, pa të cilët të vërtetën e vrasjes së një njeriu të pafajshëm nga vrasësi rilindas dhe policia e Rilindjes do ta merrte varri” – tha Berisha.

Ai tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se “çdo ditë që kalon me këtë narkoregjim në pushtet është një ditë jo e mirë, është një ditë e keqe për qindra e qindra shqiptarë që mbledhin plaçkat e tyre dhe largohen nga Shqipëria.

Është një ditë e keqe, jo e mirë për qindra mijëra fermerë shqiptarë që shkojnë drejt falimentimit për shkak të vasalitetit të Edi Ramës ndaj Beogradit dhe Ballkanit të Hapur. Për shkak të kontrabandës së qeveritarëve të korruptuar dhe mbetjes në fushë të prodhimeve të fermerëve shqiptarë.

Çdo ditë që kalon është një ditë jo e mirë për fëmijët shqiptarë, studentët, nxënësit sepse është një ditë rënie tjetër e shkollimi, e arsimit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër” – tha Berisha. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *