• |
ide | kryesore

Del nga rruga mjeti i tonazhit të rëndë në Rubik, humb jetën 55-vjeçari

Lajme, Të fundit
Himarë, 55-vjeçari goditet me sende të forta në kokë



Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Rubik, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 55 vjeçar L. L., banues në Laç.

Informacion paraprak:

Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *