• |
ide | kryesore

Flakët nuk kursejnë malin e Tomorit, djegin kurorën me pisha në “Majën e Çukës”

Arkiva, Lajme, Të fundit
flakët



Një tjetër vatër zjarri ka rënë në parqet kombëtare në vend. Pasditen e sotme flakët kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Tomorot në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha.

Gjithashtu autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *