• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit, rikthehen temperaturat përvëluese

Lajme, Të fundit
afrikan, temperatura, moti, ekstrem,



Këtë javë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 36°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së hënë, Republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite, ku priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV por më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Po ashtu lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 39°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Europa Jugore është përfshirë nga masat ajrore me origjinë nga Afrika duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku zonat më të perkura nga temperaturat e larta janë: Jugu i Italisë, Sicilia, Qipro dhe një pjesë e mirë e gadishullit të Ballkanit. Gjithashtu me mot të qëndrueshme paraqiten gadishulli Iberik si edhe gadishulli Peloponez ndërsa vendet Nordike si edhe Ishujt Britanikë do të vijojnë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu, shira, stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë në Europën Qendrore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *