• |
ide | kryesore

Apeli lë në burg Eridion Muhon, do shpërthente me trìtol tragetin turistik të rivalit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Apeli



Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit në burg’ për biznesmein Erdion Muho, i akuzuar për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

Më herët ishte Gjykata e Sarandës që kishte caktuar arrestin në burg për Muhon më datë 30 korrik, teksa policia e kishte ndaluar më datë 28 korrik të këtij viti.

Muho është pronar i një agjencie turistike në Sarandë. Kompania e tij operon në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë-Korfuz.

Ngjarja për të cilën u ndalua, ka të bëjë me eksplozivin që plasi në afërsi të Portit të Sarandës, mbrëmjen e 24 qershorit të këtij viti, ku mbeti i vdekur 52 vjeçari Armand Nelaj, mik i Muhos dhe biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Eksplozivi kishte për qëllim tragetin turistik të një kompanie rivale me kompaninë e Muhos në transportin e udhëtarëve Sarandë-Korfuz. Për këtë Muho ia kishte lënë eksplozivin Nelajt që tia vinte anijes rivale.

Por lënda shëprthyese plasi para kohe për shkak të telefonit të Nelajt, duke mos shpërthyer në objektin e synuar por në duart e Nelajt i cili humbi jetën.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *