• |
ide | kryesore

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Dubai liron nga burgu Durim Bamin

Arkiva, Lajme, Të fundit
durim bami



Gazetari Artan Hoxha shkruan në rrjetet sociale se Durim Bami, i konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, në kuadër të operacionit “Revanshi” ka fituar betejën me autoritetet shqiptare, të cilat kërkuan me ngulm ekstradimin ose deportimin e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

45-vjeçari nga Nikla u shpall në kërkim pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 maj të këtij viti. Gjate operacionit “Revanshi”, te kryer dy ditë më vonë, policia nuk mundi të arrestonte Durim Bamin, pasi ai rezultonte të ishte larguar nga vendi në drejtim të Gadishullit Arabik, përpara se të kryhej operacioni.

Afro një muaj me vonë, më 10 qershor, Durim Bami u shoqërua nga policia e Emiratit të Dubait, pas një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga zyra e Interpol Tiranës.

Dy ditë më pas, më 12 maj, gjykata e Dubait, vendosi masën e sigurisë “60 ditë burg” për Durim Bamin në zbatim të kërkesës për ekstradim nga shteti shqiptar. Po atë ditë, Policia e Shtetit njoftoi se një nga njerëzit më të kërkuar në vend, Durim Bami ishte arrestuar në Dubai dhe do të ekstradohej shumë shpejt drejt Shqipërisë.

Hoxha thotë se arrestimit i Bamit u cilësua një sukses i madh dhe autoritetet shqiptare, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësise, të cilat premtuan se do të kryenin të gjitha lëvizjet për ta ekstraduar Bamin nga Dubai, qoftë edhe duke tentuar deportimin e tij.

Durim Bami, zyrtarisht është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, duke filluar nga: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

“Mesditën e se hënës me 12 gusht 2024, fiks 60 dite pasi gjykata e Dubait kishte vendosur arrestin me burg për Durim Bamin, e njëjta gjykate urdhëroi lirimin e tij te menjëhershëm.

Prej ditës se djeshme Bami është i lire ne qytetin e Dubait, ku do vazhdoje te jete “i paekstradueshem” për autoritetet shqiptare pavarësisht hetimeve qe kryhen ne ngarkim te tij nga SPAK dhe urdhër-arrestit ndërkombëtar te lëshuar nga Interpol, i cili mbetet ne fuqi.

Ky është dështimi i radhes i autoriteteve shqiptare dhe Interpolit, te cilët nuk kane mundur ende te ekstradojnë askënd nga bosët e krimit qe jetojnë qetësisht ne parajsën penale dhe fiskale te Emiratit te Dubait” – shkruan Hoxha në Facebook. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Ministria shqiptare e drejtesise se ripjerdhjes beri te gjitha levizjet e mundshme per ta sabotuar ekstradimin dhe ja arriti. Jane dhene disa miliona evrro per ripjerdhjen nga grupi i Nikles ne kete rast. The corrupt is getting more corrupt!!!

    1. Skeni pare gje akoma o dele votësitës ua ndreq ramëshurra samarin edhe ne 2025 thotë:

      Ore silleni ne ramkurvistan dhe bëjeni deputet dhe minister…
      Ça kane me shume se bamja rrajot dhe noket????
      Kokëpalarë pabukes qe u bëne pashallarë në kohën e bajgës se dhjere nga bitha e kristaqo xhelatit perdhunuesit.

    2. Vllezrit e mysliman shqip foles, Arabia Saditë, mbahën për Shtet fetar islamik. Por mbanë brenda të gjith kriminel, pordhunusit dhe hajdutë e botës dhe nukë i ekstradonë. Turpë për myslimanët e ksajë botë, turp për ata që ju thonë vllezër këtyrë terroristave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *