• |
ide | kryesore

Prapaskena e largimit të Szczesny nga Juventus: mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur

Sport
Szczesny



Historia mes Juventus dhe portierit Szczesny tashmë ka arritur në kreditet e fundit. Ndjesia ishte krijuar prek kohësh, e di edhe portieri polak kur, më pak se një muaj më parë, e pranoi këtë hipotezë duke u vënë në dispozicion për çdo gjë: “Unë i respektoj kontratat, por nëse një klub që të ka dhënë kaq shumë, të kërkon të zgjidhësh marrëdhënien, duhet ndihmuar ”, tha portieri i Juventus në një intervistë, i vetëdijshëm se nuk është pjesë e projektit të teknikut të ri Thiago Motta.

Fundi i një raporti që zgjati 7 vite dhe polaku e përjetoi si protagonist gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur shtyllat bardhezi. Di Gregorio tashmë është gati të veshë fanellën e titullarit dhe Szczesny duhet vetëm të përveshë mëngët dhe të fillojë të mendojë për destinacionin e ardhshëm, skuadrën për të cilën do të luajë… ose ndoshta jo.

HIPOTEZA E TËRHEQJES E ALTERNATIVAT

Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, edhe portieri polak mund të marrë një vendim drastik. Tashmë që marrëdhënia e tij me bardhezinjtë përfundoi zyrtarisht, ai mund të vendosë t’i japë lamtumirë futbollit në mungesë të propozimeve të vlefshme. Prandaj, Szczesny mund të “varë këpucët në gozhdë” vetëm në moshën 34-vjeçare. Këtë tezë e mbështesin edhe fjalët e vetë portierit, i cili në të kaluarën kishte thënë se nuk e imagjinonte veten mes shtyllave për shumë vite të tjera, ndryshe nga miku dhe ish-kolegu i tij Buffon.

Lexo më tejKlimë e rëndë te Juventus: Szczesny, De Sciglio, e Huijsen tani janë një çështje!

Fjalë sa për të thënë? Ndoshta. Në fakt, portieri prej ditësh stërvitet në shtëpi me trajner personal. Tani që negociata për largimin e tij ka mbaruar, ka një interes të fortë nga Monza dhe kërkesat këmbëngulëse që vijnë nga Arabia Saudite tashmë dihen. Por ato kanë ngecur dhe janë pezull për shkak të mungesës së miratimit të lojtarit. Juventus gjeti akordin me polakun për zgjidhjen e kontratës, e cila skadonte qershorin e ardhshëm.

SKENARI ME JUVENTUS

Në fakt, kishin nisur kontaktet me stafin e lojtarit për të gjetur një marrëveshje, me një pagesë largimi që do të përfitonte nga taksimi më pak i rëndë. Rroga e tij rëndonte shumë në arkën e Juventus, ishte një nga më të rëndat në buxhet dhe shkonte në rreth 13 milionë euro. Kjo është edhe arsyeja pse bardhezinjtë morën këtë vendim. Kjo është edhe arsyeja pse Giuntoli kishte menduar për një paketë shkëputjeje, e cila do të ulte ndikimin fiskal si për klubin ashtu edhe për lojtarin. Szczesny tani do të jetë një lojtar i lirë dhe do të jetë në gjendje të vendosë për të ardhmen e tij, cilado qoftë ajo brenda ose jashtë fushës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *