• |
ide | kryesore

Temperaturat e larta/ Shqipëria po përballet me një valë të nxehti botëror

Kryesore, Lajme



Shqipëria po përballet me valën e dytë të të nxehtit, pas asaj që e goditi rajonin dhe Mesdheun në pjesën e dytë të korrikut, ndërkohë që në kuadër të planetit ky muaj është regjistruar si i dyti më i nxehti në histoiri, që pas atij të vitit të kaluar.
Që nga qershori mbi detin mesdhe ka qarkulluar një presion i lartë atmosferik që shkakton valë nxehtësie, i njohur si “heat dome”, dhe falë të cilit janë raportuar temperatura veçanërisht të larta në Bullgari, Serbi dhe në të tërë Ballkanin.
Por përveç rajonit tonë shumë rekorde temperaturash të larta janë regjistruar në të gjithë hemisferën veriore.
Në Shtetet e Bashkuara, një kulm historik prej 48.9°C u mat në Las Vegas, Nevada, më 7 korrik. Japonia shënoi korrikun më përvëlues të 126 vjetëve të fundit, njoftoi Agjencia Japoneze e meteorologjisë. Për më tepër, në fillim të gushtit, popullsitë e qyteteve të mëdha në lindje dhe veri-lindje të Kinës përjetuan valë të nxehti (mbi 41 °C) të cilat spikatën për nga intensiteti dhe kohëzgjatja e tyre.

Në korrik, “temperaturat ishin më të larta se mesatarja në perëndim të Shteteteve të Bashkuara, në perëndim të Kanadasë, në shumicën e Afrikës, në Lindjen e Mesme, Azi, dhe në Antarktidën lindore”, thekson shërbimi europian i ndryshimeve klimatike Kopernik. Temperaturat larg rekordeve në veri dhe në Evropën qëndrore nuk lejuan që Korriku i 2024-ës të bëhej muaji më i nxehtë në mbarë botën, që nga fillimi i epokës industriale.
Temperatura mesatare globale muajin e kaluar “tejkaloi 1,48°C mesataren e korrikut për periudhën 1850-1900”, specifikon shërbimi evropian Kopernikus. Me një fillim të tillë viti ekspertët evropianë po llogarisin se “2024 rrezikon të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë”, nëse nuk do të ketë temperatura shumë më të ulëta, gjë që ka ndodhur shumë rrallë.

“Konteksti i përgjithshëm nuk ka ndryshuar: klima jonë vazhdon të ngrohet. Këto ndryshime kanë nisur përpara vitit 2023 dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa emetimet e gazeve të efektit serrë nuk do të zerohen”, paralajmëron Samantha Burgess, Zëvendës Drejtoreshë e shërbimit evropian Kopernikus.

“Çdo vit, nxehtësia vret gati gjysmë milioni njerëz në botë”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, në fillim të gushtit, në një komunikatë alarmiste, të shkaktuar nga vala e përsëritur e të nxehtit. Në qershor, temperaturat e larta shkaktuan më shumë se 1300 vdekje gjatë pelegrinazhit në Mekë të Arabisë Saudite; në korrik, vapa ishte vrastare në Perëndimin Amerikan si dhe në Japoni; në qytetin Beni Mellal, në Marok, ajo vrau 21 persona brenda një dite të vetme.

©Lapsi.al


1 Comment

  1. kodi elektoral është qepur me kujdes mbas interest të Ramës për të garantuar edhe një mandat duke mbajtur kontroll absolut mbi parlamentin e partinë dhe hallit të Berishës për të ruajtur monopolin e opozitës edhe për 4 vite duke asgjësuar partitë e reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *