• |
ide | kryesore

Vràsja e 42-vjeçarit në Pogradec, dyshime të reja mbi pamjet filmike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga në Pogradec.

Pas lehtësimit të akuzës për autorin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në vrasje nga pakujdesia” nga Gjykata e cila e la në burg pas kërkesës së prokurorisë, News24 mëson detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë dhe veprimet hetimore.

Mësohet se kur ka ndodhur ngjarja dhe 42 vjeçari Eglantin Proga ishte i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, me mbërritjen në vendngjarje të policisë fillimisht është vendosur shiriti skenë krimi, por është lënë shumë pak dhe është hequr. Kjo vërtetohet edhe nga pamjet e kamerave në rrugë.

Më pas transportimit të 42-vjeçarit në spital dhe kur u dha informacioni që Eglantin Proga ndërroi jetë, policia rivendosi sërish shiritat e skenës së krimit në vendngjarje. Krimi ka ndodhur në një lokal dhe sekuestrimi i kamerave u bë pasi u rindërtua ngjarja.

DVR e kamerës së sigurisë të sekuestruar nga policia nuk ka të regjistruar asgjë rreth krimit. DVR është dërguar nga policia për ekspertim nisur nga dyshimi se mund të ketë pasur ndërhyrje, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

Autori nuk është zbuluar nga pamjet pasi nuk ka pasur, por është zbuluar pas intervistës që iu është bërë personave të shoqëruar të cilët kanë qenë ne lokal në momentin që ka ndodhur krimi, ku një prej tyre është thyer dhe ka treguar të vërtetën.


3 Comments

  1. e thashe ne nje koment dje se asgje nuk ka per te ndodhur rreziku i ketij djali qe iku i kane henger parate tani jo vidio nuk shihet nga vrasje me dashje ne vrasje nga pakudesija leku hedh ujin perpiete lart ca leke familjes dhe nje na falni per cfare ka ndodhur dy muaj burg per kete djalin e biznesmenit pas dy muaj ky del nga burgu dhe rrahe nje tjeter dhe historia vazhdon e njejte ky eshte shteti kush paguan fiton te tjeret te ngrohen ne diell.

  2. Popull plere. Ne Amerike te kishte ndodhur kjo gje ishte djegur gjithe vendi. E na thone popull trim. Vetem trima nuk jemi, popull legen qe po i le keta bisha te egra te na shkelin me kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *