• |
ide | kryesore

Ambasadori për urën/ Qëndrimet qesharake të një amerikani arrogant

Arkiva, Kryesore, Lajme



Me sjelljen partiarkale të një babai autoritar që i bërtet fëmijës: “nuk ta shpjegoj sepse, po ti duhet të bësh kështu siç them unë”, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dhënë një nga intervistat më absurde që diplomatët amerikanë kanë shqiptuar ndonjëherë. Duke dashur të japë mesazhe se Ura e Ibrit, që ndan dy pjesët e Mitrovicës, nuk duhet hapur për qarkullimin e makinave, ai ka thënë për Radion Evropa e Lirë (Shikoje të plotë këtu) se kjo nismë e qeverise Kurti, mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, deklaroi Jeffrey Hovenier  duke e vënë theksin te fakti se ky veprim mund të nxisë dhunë, por duke anashkaluar “naivisht” autorët e mundëshëm te saj: “Nuk mund të flas se kush mund të shkaktojë dhunë”.

LEXO ME TEJ:

Kronika/ Absurdi i ambasadorëve që e duan të mbyllur urën e Ibrit

Duke shpresuar se qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime, Hovenier tha se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij në disa aspekte.

“Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

Ai shtoi se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë në veri e zvogëlojnë entuziazmin e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Këto kërcënime dhe shantazhe në formë duken shumë të rënda, por për të matur peshën e tyre duhet kuptuar më parë thelbi i këtij qëndrimi absurd që nuk i rreziston dot as një arsyetimi logjik bazik. Vetëm po të kesh arrogancën e më të fortit dhe sindromën e Laurencit të Arabise mer guximin t’i shqiptosh këto argumenta në publik. Le t’i marrim me radhë…

Ambasadori Hovenier e pranon se Ura e Ibrit duhet hapur. Ai nuk mund të dalë botërisht kundër lëvizjes së lirë dhe as sovranitetit teritorial të Kosovës, shtet të cilin vendi i tij e ka njohur që në 2008. Prandaj ai nxjerr pretekstin: “nuk është koha tani”. Po pse nuk qenka koha? Sepse hapja mund të nxisë dhunë. Ai rrefuzon t’a thotë po për dhunë kërcënojnë Beogradi dhe serbët lokalë të nxitur nga Vuçiç që e shohin urën me barrikada si një simbol të ndarjes së Kosovës. Dhe kjo dhunë e tyre mund të vërë në rrezik jetën e ushtarëve amerikanë e çon arsyetimin në skaj ambasadori. Po ç’do njeri me mendje normale mund të pyesë: po kur lëvizja mbi urë është gjëja e duhur pse ajo duhet të shkaktojë dhunë? Po nëse dhunën e nxisin ata që janë kundër normalitetit, pse i tërhiqet vëmendja palës kosovare? Po nëse rrezikimi i jetës së ushtarëve amerikanë frymëzohet nga Beogradi, pse u dashkërka penalizuar e ardhmja euroatlantike e Kosovës? Pra nëse në esencë, Prishtina po bën gjënë e duhur duke lehtësuar komunikimin mes njerzve normalë, pse kërcënohet Kurti dhe jo Vuçiçi?

Një njeri që është i bindur se ka të drejtën me vete, i jep përgjigje këtyre dilemave fije për pe. Po a e dini ç’argument fëmijënor dhe arrogant jep ambasadori Hovenier për t’iu shmangur atyre: besnikërinë ndaj Amerikës. “Kosova na thotë se është vendi më proamerikan në botë, prandaj, do të shpresoja që vendi më proamerikan në botë t’i dëgjojë kërkesat specifike të Qeverisë amerikane…” qe mesazhi qesharak prej babai që thotë: “bëni si them unë”.

Ura e Ibrit/Andi Bushati: A është real rreziku i antiamerikanizmit?

Qeveria e Kosovës këmbëngul që prej pranverës ta hapë për qarkullimin e automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe. Me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura duhet të hapet dhe se ajo “nuk është kundër askujt”.

Edhe në mbledhjen e fundit të qeverise Kurti, ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër partnerëve të Kosovës.

Ai tha se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

©Lapsi.al


16 Comments

  1. I lumte Kurtit per vendimin e duhur per hapjen e ures se eshte e drejta e popullit Kosovar qe te levizin lirshem ne te dyja krahet e Mitrovices …

    1. Do ta mbroje kosova uren nga minat? Apo do ti dalin kosovaret zot Kosoves? Mesa dime luften e bene amerikanet!

    2. PAVARSISHT GJITHCKA ,MENYREN SI SILLEN TE HUAJT NDAJ NESH ,NE DUHET TE RRESHTOHEMI TEK PIKA E PERBASHKET NDERNJERZORE ,QE SIDO QE TE SILLEN NE FINALE ATY TAKOHEMI KJO ESHTE E VERTETA thotë:

      TE GJITH U KRIJUM ME TE,E KEMI NE GENE NDJEJM DUAM PER VETE SEJCILI TE DREJTEN HAKUN ,DHE ASKUSH SPRANON PADREJTESI TI BEHET ,E KEMI INSTINKT IMUNITET DHE REFLEKTIM ,KET DUHET TA SHPREHIM DHE REFLEKTOJME ME URTESI NE UNITET ASKUSH SMUND TE MARR NEPERKEMBE IMUNITETIN E INDIVIDIT DHE NE KOMBI INSTINKTIN VETMBROJTES REFLEKTUS KET DUHET TA KUPTOJN QART TE GJITH, MIQ DHE ARMIQ , SE ASKUSH NUK KA TE BEJNE PER CESHTJE LIRIVE TE DREJTAVE VEC ALBIN KURTI POR GJITH KOMBI SHQIPTAR ,LOJRAT PAZARET PRESIONET JAN PRISHUR SHQIPTARET SDO TI GJENI ME KURBANI PAZAREVE PER INTERESAT TUJA,I PARALAJMROJ TE GJITH NUK KA LOJRA ME KOMBIN SHQIPTAR SJU KEMI BORXH NE PSE ,JU SJU DALIN PLANET SJU PERMBUSHEN QELLIMET SE KJO JU VJEN NGA MENYRAT FORMAT QE NUK I PLOTSON STANDARTET SI ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE SUKSESET,NE FALNDEROJM TE GJITH ATO QE MENDOJNE FLASIN DHE VEPROJN DREJTE NDAJ NESH SIKURSE URREJM DHE LUFTOJME KEDO QE MENDON FLET DHE VEPRON KEQ NDAJ NESH KY ESHTE STANDART QE E KRIJOJ ZOTI SI SIGURI IMUNITETI SE PO TE MOS E KISHTE KRIJU KESHTU TE GJITH DO SHDUKESHIM BRENDA NATES ,MOS NA JEPNI LEKSIONE ME SKEMI NEVOJ GJITHCKA QE NUK DESHIRONI TJUA THOJ DIKUSH JUVE DHE NESE JUA THOT APO BEN DO TA GJENI NGA NE SIKURSE NE DO TA GJENIM NGA JU ,FUNKSIONI HYJNOR ESHTE MODELI I SUKSESIT ,JU NESE INSISTONI NDAJ NESH TE HEQIM DOR NGA LIRIT TE DREJTAT JU DUHET TE NA TREGONI PRAKTIKISHT NGA VETJA JU HIQNI DOR NGA LIRIT TE DREJTAT TUAJA HAKU QE JU TAKON NESE JO HARROJENI SE NE DO TE BIEM NE ATE PIK NENSHTRIMI IMPONIMI VEPRIMI KESHTU NUK KA ALEAN KJY ESHTE MASHTRIM VETVRASJE PER KEDO QE E VEPRON ,HISTORIN DHE NDRYSHIMET ,I IMPONOJ QARTESIJA ME FAKTE TEJKALIMI MASES MOS PRISNI QE TU THUHET MARR NGA KETU SIC JU THA RUSVE DHE U DEBUAN KINEZEVE DHE I DEBUAM UROJ QE KJO PIK TE MOS ARRIHET QE KUR PATEM MARRVESHJE ME PRENDIMIN SHQIPTARET KAN SHUM PER TJU THEN NE LIDHJE ME PREMTIMET DHE MOSMBAJTJEN E TYRE MBI KOSTOT QE DEGJUSHMERIJA MIQESORE MBART POR DHE KJO KA NJE KUFI QE NE FINALE NUK TEJKLALOHET SEJCILI DUHET TE DIJNE TE MBAJN VENDIN QE I PERKET NE NJE MARRVESHJE ,DHE PRANOJN KOSTOT E SAJ ,OSE MOS ANGAZHOHET NE TE SHQIPERIJA ME PRENDIMORET PATE DEMIN ME TE MADH SE DOBIN ME SISTEMET E IMPONUARA NDALIM ZHVILLIMI MIGRACION SHPOPULLIM DHE ASGJESIM ME ATE CFAR I AFROHET NUK VLERSOHEN ME FJALET E BUKURA POR ANGAZHIMET KONKRETE SHQIPTARET NUK MASHTROHEN LEHTE PASI ,NE BOT NESE U ZHVILLU NE 100 VITE TEKNOLOGJIJA ZHVILLIMIT MIRQENJES KETU E ZHVILLUA FILOZOFIJA MASHTRIMIT DHE POLITIKAT E SAJ KU I BIE NESE NE BOT NE CDO POPULL POLITIKANET , BEJN POLITIK DHE POPULLI PUN JU NE SHQIPERI EKSPRIMENTIMET TUAJ BEN NJE POPULL POLITIK MJAFTON KA QE KUPTIMI UNIK TJU FALIMENTOJN QELLIMET E DASHAKEQE TE KUJDO NDAJ NESH ME URTESI DHE UNITET PSE BEHET KOMENTI TE PAKTEN TE MOS NA MERRNI PER BUDALLENJ,NE MENYR TE PADREJT SE DO ZHGENJEHENI ,MOS SHIKONI DOBESIN SE VETSHGENJEHENI MOS MENDONI SE PERMES NJE KAFSHATE QE LLURONI MUND TE MERRNI CFAR TE DESHIRONI ,MOS MENDONI SE BOTA ESHTE SI NE MOMENTIN KUR NISEN KETO POLITIKA PLANE DHE SHERBIME PASI SI PARA NJE SHEKULLI SI TANI GJITHCKA KA NDRYSHUAR SI NATA ME DITEN DHE PIKERISHT TANI ,QE ESHTE TEJKALUAR MASA .NE CDO FUSH I GJITH NJERZIMI PO VUAN MUNGESEN E TE VERTETES NJERZVE TE DREJT QE MBAJN BARAZI JAPIN HAK ,KOHA E TE PADREJTEVE KA PERFUNDUAR ,KUDO NE RRUZGULLIN TOKSOR ,SUNDIMI NUK MBAHET ME ZHDUKJE PRESIONE LUFTRA KORRUPSION POR ME DREJTESI HAK, PER JU DHE TE GJITH SOT NE KETE BOT SEJCILI JA JEP VLEREN VETES ME ANGAZHIMIN E TIJE NE MENDIME FJAL VEPRA KUSHDO QE KUNDERSHTOHET URREHET LUFTOHET TA DIN QE PO I SHERBEN ASAJ DHE NATYRSHEM DUHET TA PERBALLOJN OSE NDRYSHOJN PERSHTATET ME ATE QE DON PER VETEN E VET VLERAT SINQERITETIN HAKUN POR QE TI ARRIJN DUHET TJUA NJOH DHE KENI RESPEKTOJN EDHE TJEREVE KESHTU SKA SHANCE TE EC ME ,AS DHE NJE DIT ,JO ME SHQIPTARET POR ME ASKEN DHE ASKUSH NE BOT KA VEND PER JU PER NJE ANALIZ TE THELL DHE REFLEKTIM NATYRSHEM NE PERSHTATJE ME MENYREN SI JAN KRIJU TE FUNKSIONOJN SUKSESET, NDRYSHE DESHTIMET DO TI KENI NE RRALL NJE PAS NJE NE CDO CEP TE GLOBIT ,PSE BEHET KOMENTI JEMI MIQ DHE MIQET DISKUTOJN DEBATOJN FSHEHUR HAPUR ME SINQERITET NUK JUA DUAM TE KEQEN , ME SHPRES SE JEMI TE NJEJTE SI KRIJIM FUNKSION POR NDRYSHOJM NE ANGAZHIM KY ESHTE TREGUES KUJTESE QE NATYRSHEM I PRANUAR PER RIKONFIRMIM TE REFLEKTIMIT NE PERSHTATJE ME MENYREN SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SUKSESET PASI KETO DUAM NDJEJME DHE PERPIQEMI TE GJITH

  2. Jo mor mik 13:35!! Luftën e bëri dhe UÇK e populli i Kosovës!! Sa dëshmorë kanë rënë sa civilë ja ekzekutuar e zhdukur???
    Me qindra e mijëra. Kosova e fitoi lirinë me sakrifica ekstreme.
    Më duket që atë liri që e fituan dhe me ndihmën edhe të demokracive perëndimore nuk është e drejtë që ta heqin sepse bën karshillëk Serbia agresore. Nuk është e drejtë që të kalosh nga një pushtim në një pushtim tjetër në atë amerikan. E njëjta gjë ndodh dhe në Shqipëri. I ikëm pushtimit komunist tani kaluam në pushtimin amerikan nëpërmjet diktatorit Rama!! Po ndryshimi është se në Kosovë ka qeveri e popull patriot që i përgjigjet drejtë çdo përpjekje që dëmton atë ,në Shqipëri kemi një filo serb e mik të Vuçiç që i shërben atyre!!

      1. O Adi mos je ndonjë pjellë serbe. Kosova nuk i shpallë luftë Amerikës por është ajo majtiste sorrosiane pro serbiste që i kanë hapur luftë kombit shqiptar!! Nuk është rastësi që si në Shqipëri dhe Kosovë e njëjta sjellje!! Në Kosovë i kundërvihet shqiptarëve duke përkëdhelur e dalë ashiqare në mbështetje të serbëve në Shqipëri me një bastard kryeministër antishqiptar pro serb e vëlla me Vuçiç. Kosova luftën parimore për të drejtat e ushtrimit të kushtetutës e ligjeve në tërë territorin e saj do ta ushtroj si shtet sovran që është. Nuk mendoj që Amerika e vërtetë, e popullit të saj e lirisë dhe demokracisë do mund të lejojë që zyrtarucë të vazhdojnë të ushtrojnë presion të qëllimshëm kundër popullit shqiptar atje. Shpresoj që e njëjta gjë të ndodhi në Shqipëri sepse na duhet që sikur Amerika solli pushtim se sa liri në hapësirën shqiptare!!!

  3. udhëtimet e ndryshme në vende të shtrenjta të Europës apo edhe xhiro me varka në Mesdhe.

    Me sa duket, Këlliçi pushon 6 ditë të javës, ndërsa kthehet në Tiranë të enjteve për të protestuar para Bashkisë me 20 të tjerë,Shikoni Kerricin e Gomarit serb por lereni amerikonin te bej punen qe i ka caktuar shteti amerikan o lasexhinjt e rublave ruse.

  4. Albin Kurti mos e rruaj Karin per keto qenije te peshtira Sorrosiane,Ambasadori te haje mut ne vendin e tij se e ndriten ne lindje te mesme e ngado e mbajne anen e krimit dhe monstrave ne Ballkan !
    Asnje pellembe toke Kosove nuk duhet te vendose diktat Nje kriminel si Vuçiç,vllai i Edi Rames,hap uren e mos e rruaj karin per keto leshko qe hane mut kot !
    Albin Kurti je nona,i ndershem dhe patriot, i zgjuar me shume se cdo gje .

  5. Ky ambasadori eshte nje qenie e shitur tek Serbi! Dhe eshte aq i pafytyre sa nuk e mbulon fare qe punon per serbet! Je thjesht ambasador zoti tullac, ate e ka votuar populli i vet sepse eshte kryeminister i pakorruptuar qe jep jeten per vendin e tij! Ai duhet ta hapi uren sa me pare qe te bjeri karta e ndarjes se Kosoves! Dhe vete e mbron Kosoven ai se ka trima plot, nuk jane besprema si kurvat e Shqiperise qe i vret Edi dhe mbyllin gojen!

  6. Amerikan xhani! ti ke te drejten tende te broçkullisesh, kryeministri i Kosoves ka voten e qytetareve te Kosoves te mare vendime. Kjo na keni mesuar ju amerikanet eshte demokracia!

  7. BRAVO JU LUMTE JU PATRIOTE SHQIPTARE NGA Shqiperia qe mbeshtesni kurtin dhe kosoven. me te vertete kurti ka me vete edhe patriotet dhe fisikerine patriotike nga SHQIPERIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *