• |
ide | kryesore

Debate gjatë xhirimeve të ‘It Ends With Us’, reagon regjisori

Paparazzi, Slider



Regjisori  i “It Ends With Us”, Justin Baldoni, ka reaguar ndaj aludimeve për tensione në sheshxhirimin e filmit.

Filmi, i cili bazohet në romanin e Colleen Hoover, u publikua së fundmi në kinema dhe menjëherë fansat kanë komentuar se ka pasur një përçarje mes aktorëve të filmit, Baldoni dhe Blake Lively.

Aludimet u nxitën edhe më shumë pasi dyshja nuk dolën në konferenca shtypi së bashku, si dhe Lively dhe pjesa tjetër e kastit të filmit nuk e ndjekin regjisorin në Instagram.

Baldoni reagoi ndaj situatës në një intervistë të re me Elle UK, ku pranoi se kishte tensione gjatë realizimit të filmit.

“Është shumë sfiduese të aktrosh dhe të drejtosh, dhe veçanërisht me një projekt si ky”, tha ai. “Kishte shumë presion për të luajtur një rol kaq të ndërlikuar si Ryle dhe natyrisht, si regjisor, ju jeni gjithmonë duke u marrë me personalitete të ndryshme.

Janë të gjitha këto gjëra që ndodhin çdo ditë në xhirime, gjithmonë ka luhatje që ndodh kur behet një film i tillë. Pastaj në fund të ditës, është ai fërkimi besoj, që krijon artin e bukur. Dhe unë u rrita aq shumë si regjisor, aktor dhe si person gjatë gjithë kësaj eksperience”, shtoi Justin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *