• |
ide | kryesore

Kylie Jenner flet për romancën me Timothée Chalamet

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner ka folur së fundmi për jetën e saj private.

Në një intervistë të fundit për revistën British Vogue, Jenner nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e aktorit Timothée Chalamet, por foli për faktin se ajo ka vendosur që romancën ta mbajë sa më larg mediave.

“Privatësia është kaq e rëndësishme për mua,” tha ajo, duke shtuar se zgjedhja e saj për t’i mbajtur gjërat larg vëmendjes, e bën të “ndihet shumë mirë”. Ajo vazhdoi duke u shprehur se fakti që ka qenë pjesë e ekraneve që në moshën 10-vjeçare e ka mësuar që të bëjë dallimin mes gjërave që duhet të ndajë me të tjerët dhe atyre që duhet t’i mbajë për vete.

“Kam mësuar që në moshë të vogël se si të përballem me famën dhe protagonizmin në mënyrën më të mirë për mua,” tha ajo. “Pra, nuk e kam problem, që të jem e sinqertë.”

Thashethemet për një romancë mes tyre  filluan të vërtiteshin  në fillim të prillit pasi burimet i thanë llogarisë në Instagram Deuxmoi se ata po shiheshin me njëri-tjetrin, me një informator që pretendonte se romanca kishte vazhduar që në janar, kur dyshja u pa duke biseduar në Javën e Modës në Paris./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *