• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 40°C

Lajme, Të fundit
Moti,



Vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në veri-verilindje të territorit. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera minimale në Pukë deri në 40°C vlera maksimale në Elbasan. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë do të mbizotërojë në republikën e Kosovës, ku temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore, duke sjell momente me reshje shiu. Temperaturat e ajrit të vijojnë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV përgjatë gjithë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. E njëjta situatë e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 39°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri e fortë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Europa

Gadishulli Skandinav si edhe pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu alpet e Europës si edhe Ballkani verior do të përjetojnë rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë, mot të kthjellët dhe temperatura të larta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *