• |
ide | kryesore

Dhunoi shefin e policisë bashkiake të Bulqizës, në pranga 19-vjeçari

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili një vit më parë në bashkëpunim me dy shtetas ka dhunuar shefin e policisë bashkiake në Bulqizë. Ndaj të riut Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin D.T., 19 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *