• |
ide | kryesore

Këlliçi: Gramoz Ruçi mori 450 mijë euro nga drejtorët e Erion Veliajt!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla që SPAK thotë së janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, nuk kanë përfituar vetëm tendera publike por kanë blerë në mënyrë të dyshimtë dhe ambjente apo sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës.

Në dosjen e SPAK është evidentuar një relacion i oficerëve të policisë ku thuhet se kompania V.A.S konstruksion shpk që tashme e ka ndryshuar emrin ne 5D konstruksion ka blerë një pasuri në qëndër të Trianës. Prona i përkiste ish kryepralamentarit Gramoz Ruci që sipas kontratës për shitjën e kësaj pasuri në zonën kadastrale 8160 është marrë pelqimi dhe i zonjës Erfane Ruci. Sipas dosjes hetimore për kontratën e lidhur mes V.A.S konstruksion dhe Gramoz Rucit është pagur një shumë prej 454,350 eurosh.

Ky fakt është përmendur sot nga Belind Këlliçi në protestën e opozitës përballë Bashkisë së Tiranës. Por sipas Këlliçit, pasi mori 450 mijë eurot, Gramoz Ruçi vazhdoi të jetojë në të njëjtën shtëpi.

“E patë në lajme? E patë dosjen e Apelit të Gjykatës së Posacme? A e patë që 5D kishte blerë gjysëm milioni euro një apartament të ministrit të fundit të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë. 500 mijë euro, 454 mijë euro i kishin blerë apartamentin. Të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm pasi shiti apartamentin komunisti Ruçi vazhdoi të qëndronte në këtë apartament se kjo ishte pastrim parash. Por SPAK nuk e di. Mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht. Veç mediave opozitare, dy tv dhe disa portale nuk e keni parë, se janë media që marrin para nga inceneratorët!” u shpreh Këlliçi.


5 Comments

  1. Nuk lene gje te bjere poshte as keta bolsheviket e vjeter! Mire te rinjte, qe jane piranja, por dhe keta pleqte marksiste-leniniste!

  2. Banda kriminale e Partise Socialiate Pastro Parate nepermjet nje krimineli e sivurmisi te vjeter si Monstra vrasese e 2 Prillit,Gramoz Ruçi !

    1. Ku eshte Dumani fshatari i dhjere nga katundet e Dibres qe krekoset e ha mut si skuth ne biseda dezinformuese per gazetaret,duke bere gjasme eshte korrekt,o bir kurve,o nari i dhjere ku gopin e piste te mamse tende je ?Num sheh,nuk degjon,nuk ta mban o plehre i dhjere jep doreheqjen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *