• |
ide | kryesore

Tiranë/ Gruaja bie nga kati i gjashtë i pallatit dhe humb jetën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, Korçë, Lezhë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte. 68-vjeçarja M. S. ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia bën të ditur se e moshuara po pastronte dritaren e banesës kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Detaje nga policia: 

Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *