• |
ide | kryesore

Arrestohet polici i burgut, u kap me drògē brenda

Arkiva, Lajme, Të fundit
burg, arrestohet



U kap me drogë, arrestohet gardiani i burgut të Peqinit. Bëhet fjalë për punonjësin e policisë së burgjeve, Erald Kasmi.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet e institucionit, në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *