• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga arrestimi i shefit të antidrøgës, shantazhoi biznesmenin me mbyllje aktiviteti

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga arrestimi i Gazmir Preçit. Shefi Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Durrësit, është paraqitur disa ditë më parë te një Club në afërsi të Urës së Dajlanit ku ka takuar pronarin.

Duke mos gjetur shkelje të tjera, Gazmir Preçi ka pretenduar se lokali i natës ka disa vajza punonjëse të paregjistruara dhe në këtë mënyrë e ka kërcënuar se do t’i mbyllte aktivitetin. Pronari e ka kundërshtuar dhe i ka thënë se nuk ishte ai që mund të vendos gjobë, por janë institucione të tjera.

Në këto kushte Gazmir Preci ka vijuar duke i dërguar një sekser në mënyrë që t’i kërkonte 20 mijë euro në mënyrë që ndaj biznesit të mos kryheshin veprime. Pronari i clubit “stript” në këto kushte i është drejtuar drejtorisë së AMP duke bërë denoncim.

Agjentët e AMP dhe të BKH, kanë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh me numra serial të regjistruar dhe ia kanë dhënë pronarit që ishte shantazhuar për dhënie pasurie. Ky i fundit ka komunikuar me Gazmir Preçin duke i thënë që nuk ka nevojë për sekser, por paratë të vinte t’i merrte vetë.

Teksa kanë lënë një takim në zonën e Kinostudios në Tiranë, pronari i klubit të natës është pajisur me kamera dhe me përgjues. Ndërkohë në ambientet e vendit ku do takoheshin janë vendosur agjentet e AMP. Sapo janë takuar pronari i lokalit i ka dhënë lekët Gazmir Preçit dhe më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP duke e arrestuar në flagrancë.

Tashmë hetimet janë shtrirë nga SPAK dhe AMP edhe për raste të tjera që dyshohet se Gazmir Preçi ka kërkuar para. Po ashtu po hetohet edhe sekseri që përdorte Gazmir Preçi.


8 Comments

  1. Keshtu jane gjithe policet po he. Parate i ndajne me shefat me siper. Shikoni me ke rrine, cfare makinash e shtepish kane, ku bejne pushimet dhe s’keni nevoje fare per hetime e pergjime

  2. Ky eshte vetem nje ushtar i vogel i perandorise se madhe te rilindjes se hajduteve,

    te zhvatesve e placekitesve te ketij populli durim-madh. Motivi dhe aktiviteti kryesor i cdo

    zyrtari, i cdo institucioni qe nga roja deri tek KM eshte vjedhja, korrupsioni, mitmarrja ose

    si i thote populli rushfeti. Eshte nje ushtri e tere qe paguhen me taksat e popullit me te varfer

    te Europes qe punojne dite nate vetem per tu pasuruar per vete duke shfrytesuar postin dhe

    sherbimet ndaj partise-shtet. Eshte krijuar nje armate e tere sekseresh te cilet te “kryejne pune”

    dhe pa te cilet nuk ke asnje shanc te marresh nje sherbim qe te takon me ligj, Sikur te beheshin

    transparente vetem kadastra nga procesi i legalizimit ka pervetesuar nen dore nepermjet seksereve

    te shperndare ne gjithe teritorin mbi tre miliard euro.. Ku kane perfunduar, tek Lame apo ‘ma nalt”.

    kjo vetkuptohet, tek shikon kullat gjer ne re ne qender te Tiranes. Por ustallaret e pushtetit ,si te

    djeshmit dhe te sotmit e kane bere te pamundur me ligj denoncimin e rushfetit pasi edhe dhenesi

    denohet me burg sa marresi. Edhe opozita qe ben sikur eshte e shqetesuar per korrupsionin ne tendera

    ppp-era etj duke “harruar” rushfetin qe ne vlere eshte disa here me i madh se korrupsioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *