• |
ide | kryesore

Futbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV

F1, Sport
RTSH



Pasi dështoi keq për dy edicione radhazi me marrëveshjet e lidhura me Tibo fillimisht e pastaj me MCN, Federata Shqiptare e Futbollit gjen zgjidhje. Institucioni që drejton futbollin shqiptar bën me dije se ka firmosur marrëveshjen me Radio Televizionin Shqiptar, që do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatet kryesore. Në ekranin e RTSH do të vijnë Kategoria Superiore, përfshirë edhe Final 4, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqipërisë.

Pas hapjes së procedurave për shitjen e të drejtës TV të kompeticioneve kombëtare të futbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi propozimet e operatorëve kombëtarë dhe pas diskutimeve shpalli fituese ofertën e ardhur nga RTSH. Palët në fakt kanë bërë publik akordin dhe kohëzgjatjen, por jo shifrën e paguar nga transmetuesi publik për pasqyrimin e futbollit shqiptar në shtëpitë e të gjithë tifozëve.

Lexo më tejFSHF i shet të drejtën e transmetimit një TV me një kanal: dilemë pasqyrimi i 11 ndeshjeve në fundjavë

Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *