• |
ide | kryesore

FSHF i shet të drejtën e transmetimit një TV me një kanal: dilemë pasqyrimi i 11 ndeshjeve në fundjavë

-Instant, Sport
TV



Pas dështimit me kompaninë TIBO dhe Oversport, sic e përcaktoi vetë Federata Shqiptare e Futbollit kur prishi kontratën, futbolli shqiptar kalon në një ekran të ri, por po me aq shumë paqartësi. FSHF ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve për të drejtën televizive në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që shqyrtoi të gjitha ofertat e ardhura për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve dhe vendosi të shpallë fituese ofertën e kompanisë MCN TV.

Lexo më tej: “Oversport e ka fajin edhe për VAR-in”: nga pagesat e munguara te editorialet, FSHF sqaron thyerjen e kontratës

Mbetet e paqartë se si do të pasqyrohen 11 ndeshjet e dy kampionateve në fundjavë, pavarësisht shtrirjes në ditë dhe breza-orar. Kujtojmë se janë gjashtë ndeshje të vlefshme për Kategorinë e Parë dhe pesë për Superioren. Pa llogaritur këtu turneun e Kupës së Shqipërisë që ka shumë ndeshje në fazat e para dhe ka hapësirë vetëm dy ditë maksimumi në mesjavë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *