• |
ide | kryesore

Thyerje totale, Chiesa përjashtohet nga ekipi i parë: Juventus mezi pret ta shesë

Sport
Chiesa



Krahu i hekurt mes Juventus dhe Federico Chiesa përjetoi një fazë vendimtare ditën e djeshme, me vendimin e klubit të Juventus që ai të stërvitet jo më me ekipin e parë, por me lojtarët që largohen dhe presin skuadrat e tjera. Një zgjedhje që konfirmon linjën e drejtorit Giuntoli dhe teknikut Thiago Motta. Anësori italian e di prej disa kohësh që është jashtë projektit të ri dhe me një kontratë që skadon në vitin 2025, ai duhet të shitet deri në fund të gushtit për të mos e humbur me parametër zero sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë janë gati ta japin për një shifër afër 25 milionë euro, pra sa rëndon në bilanc lojtari.

SKENARI QË FRIKËSON JUVENTUS

E pikërisht kjo është frika e Juventus, se Chiesa tashmë ka marrëveshje me një ekip tjetër për 2024/25, duke bërë që arka e bardhezinjve të humbasë një shumë minimale të të ardhurave për buxhetin e këtij sezoni. Por është e qartë se skenari i ri mund t’i japë shtysë vetë lojtarit që të zgjedhë të largohet menjëherë. Një gjë është të stërvitesh me ekipin e parë, ndoshta duke rrëmbyer disa minuta në fushë, por është tjetër gjë të jetosh një sezon të tërë mënjanë.

KLUBET E INTERESUARA…

Antenat e klubeve të mëdhenj – duke pasur parasysh që lojtari do të mund të largohet me kushte të favorshme – janë të drejtuara në zonën e Vinovos. Inter dhe Milan mbi të gjitha janë të interesuar për lojtarin. Javën e kaluar menaxheri i tij Fali Ramadani u takua me drejtuesit e zikaltërve dhe kuqezinjve për të eksploruar një disponueshmëri të mundshme. Me venitjen e Gudmundsson, për Ausilio dhe Marotta do të ishte mundësia për të sjellë në shtëpi një lojtar italian që e njeh mirë Serie A. Edhe pse, ndoshta, më e vështirë do të jetë për t’u përshtatur me 3-5-2 e teknikut Inzaghi. Për kushërinjtë e AC Milan do të ishte një lloj xholi në tregun e transferimeve, duke qenë se vetë Ibrahimovic kishte thënë së fundmi se AC Milan mbetet i hapur për çdo lëvizje të re në tregun e transferimeve.

Lexo më tej: Chiesa e mbyll me Juventus: Thiago Motta nuk e thërret për sfidën me Brest, Giuntoli kërkon ta shesë

Në javët e fundit Chiesa ishte lidhur edhe me Napolin (por vështirësia taktike do të zbatohej edhe për Conte) dhe Romën (që më pas mori Soulé). Thirrjet e huaja duken më pak të forta, Premier League dhe Bayern Munich kanë marrë informacion në korrik, por vetëm kaq. Siç tregon edhe situata e djeshme, çështja Chiesa mund të ketë zhvillime çdo ditë në këto dy javët e fundit të merkatos.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *