• |
ide | kryesore

I vodhën varësen e floririt një personi, arrestohen dy autorët e dyshuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata i kanë vjedhur varësen një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit ndërsa pas identifikit të autorëve u bë e mundur edhe kapja e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *