• |
ide | kryesore

Bebe Rexha reagon pas incidentit në aeroport

Paparazzi, Slider



Një ditë më parë, Bebe Rexha u përball një situatë të pakëndshme në aeroport. Përmes një video ajo tregoi duke qarë se i foli shqip agjentit të sigurisë, pasi kishte menduar se ishte shqiptar, por u përball me tension dhe fjalor të papërshtatshëm.

Incidenti ndodhi teksa Bebe Rexha po kthehej nga një performancë në festivalin “MDL Beast” në Riad, Arabinë Saudite, drejt shtëpisë së saj në Los Angeles.

Në një status në Instagram, këngëtarja shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si u trajtua, duke theksuar se e gjithë ngjarja ishte një akt urrejtjeje për shkak të origjinës së saj shqiptare. Ajo gjithashtu zbuloi se asnjë nga gratë që punonin për Lufthansa nuk ndërhyri për të parandaluar abuzimin.

Ditën e sotme, Bebe dha një përditësim rreth situatës duke zbuluar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal”. Në një postim të fundit, ajo shkroi:

Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por i nxita të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *