• |
ide | kryesore

E rëndë në Tiranë/ Pedagogu amerikan mbyt gruan, 2 qentë dhe më pas vetëvaret

Arkiva, Lajme, Të fundit
skene tiranë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një shtetas amerikan raportohet se ka mbytur me litar gruan e tij, 2 qentë si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç rezulton se është pedagog në një shkollë private në kryeqytet. Bashkëshortja e tij është identifikuar si Indah Lilis Sartika Saragih, me origjinë nga Indonezia.

Ngjarja ka ndodhur në banesën që ai kishte marrë me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit. Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike. 

Sakaq, autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur. Policia gjeti fillimisht trupin e mësuesit dhe më pas edhe atë të bashkëshortes së tij. Paraprakisht besohet se gjithçka ka ndodhur në kushte të depresionit. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *