• |
ide | kryesore

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë dhe Kapshticë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Qafë



Vijon fluksi në pikat e kalimit kufitar të juglindjes. Në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës ka një fluks të shtuar të qytetarëve, ndërsa fundjava ka shënuar pikun e lëvizjes.

Referuar të dhënave zyrtare, sot ka pasur qindra kalimtarë që kanë kaluar nëpërmjet këtyre doganave.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka bërë të ditur se në Kapshticë, 4459 shtetas kanë hyrë dhe 7858 shtetas kanë dalë në drejtim të Greqisë. Ndërsa në Qafë Thanë, 6022 shtetas kanë hyrë dhe 5022 shtetas kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet doganore kanë punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me sportele të alternuara në varësi të fluksit. Nuk është evidentuar pritje e gjatë. Por, ndërsa pala shqiptare e doganës së Kapshticës ka punuar me 4 sportele në dalje, shihet se fqinjët po punojnë vetëm me dy sportele në hyrje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *