• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i The Godfather

Paparazzi, Slider



John Aprea, një aktor i njohur për rolet e tij në The Godfather Part II dhe Full House, ka ndërruar jetë në moshën  83 vjeçare.

Menaxheri i Aprea-s Will Levine konfirmoi për PEOPLE se aktori vdiq nga shkaqe natyrale më 5 gusht në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, i rrethuar nga familja.

Me origjinë nga Englewood, N.J., Aprea  filloi karrierën e tij të aktrimit fillimisht në qytetin e Nju Jorkut në vitet 1960, përpara se të transferohej në Los Angeles për të luajtur në filma duke përfshirë filmin e Steve McQueen të vitit 1967 Bullitt, 1970 The Grasshopper dhe 1975 The Stepford sipas IMDB-së së tij.

Ai u shfaq në shumë filma dhe seri televizive më të njohur dhe të mirëpritur gjatë viteve, duke përfshirë filmin e regjisorit Jonathan Demme i vitit 1974, Caged Heat dhe serialin, Knots Landing.

Aprea portretizoi dhjetëra personazhe mafioz gjatë karrierës së tij, duke përfshirë në filmin e Mario Van Peebles të vitit 1991, New Jack City, si dhe shfaqje televizive të tilla si mini-seriali NBC i vitit 1981, The Gangster Chronicles.

Sipas THR, Aprea u takua me Francis Ford Coppola-n teksa banonte në Los Anxhelos dhe iu dha shansi të kalonte në audicion për rolin e Michael Corleone në filmin origjinal të The Godfather. Edhe pse roli përfundimisht i shkoi Al Pacino-s, Aprea u thirr përsëri për vazhdimin, ku ai mori rolin e mafiozit Salvatore Tessio, i cili u portretizua nga Abe Vigoda në origjinal.

Në një intervistë të mëparshme, aktori tha se puna me Coppola, Pacino dhe Robert De Niro në film ishte “pika më e lartë” e karrierës së tij të aktrimit. “Isha i rrethuar nga më të mirët në The Godfather”, tha ai për Shreveport Journal, sipas Deadline./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *