• |
ide | kryesore

Plagosja në Tiranë, polici dyshonte për tradhtinë e partneres me shefin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur sot në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë.

Goxharaj sapo e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar disa herë në këmbë (policia gjeti 6 gëzhoja në vendngjarje) duke e lënë të plagosur.

Pas kësaj, ai i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në momentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, partnerja e policit është konfirmuar si punonjëse e ERE, Goxharaj dyshonte për tradhëti të partneres me Kostën.


5 Comments

  1. Po mirë ju shpreheni pro me kaq zell a duhet ta kishte zgjidh me partneren këtë punë apo me atë personin???
    Kush ja fajin personi apo partnerja??? Ta përgëzonte po të qëllonte atë!!!

  2. BUCJA MES DY QENVE
    PERFUNDIMISHT NJERI U MBETE KAFSHE

    NESE ESTHE E VERTETE
    PSE KJO FEMRA SHKONTE ME TJETRIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *