• |
ide | kryesore

Sicilia goditet nga tornado/ Mbytet varka, 7 të zhdukur, 15 të shpëtuar

Lajme, Planet



Një varkë me vela me flamur anglez që mbante 22 persona është mbytur pranë Palermos në jug të Italisë gjatë një tornado, teksa shtatë persona rezultojnë të zhdukur. Katër britanikë, një kanadez dhe dy amerikanë thuhet se janë zhdukur së bashku me një anëtar të ekuipazhit, një kuzhinier. Hetimet po kryhen nga Autoriteti Portual.

Shërbimet e urgjencës kanë shpëtuar 15 persona, përfshirë një foshnjë njëvjeçare, ndërsa patrullat e rojes bregdetare po vazhdojnë kërkimin e dëshpëruar për të tjerët që ndodheshin në bordin e anijes që u gjend në vështirësi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se anija u mbyt gjatë motit të keq pasi një tornado goditi Sicilinë. Zhytësit tashmë kanë arritur rreth gjysmë milje nga bregu. Të mbijetuarit janë dërguar në Porticciolo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *