• |
ide | kryesore

Sërish sulm me dron në Moskë, goditet e njëjta ndërtesë si dy ditë më parë

Lajme, Të fundit



Sërish sulm me dron në Moskë. E njëjta qiellgërvishtëse që u sulmua dy ditë më parë raportohet nga mediat ruse se është goditur sërish me dron.

Kryebashkiaku Sergei Sobyanin shkroi se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa tha se sulmi ka dëmtuar fasadën e katit të 17-të ndërtesës.

Disa dronë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ndërsa përpiqeshin të fluturonin mbi Moskë. Një prej tyre goditi të njëjtin qiellgërvishtëse që u sulmua pak ditë më parë, duke dëmtuar fasadën e katit të 17-të.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone ukrainas ishin rrëzuar nga sistemet kundërajrore në rajonin e Moskës. Ndërsa një tjetër dron u rrëzua në kompleksin jo-rezidencial të Moskva City.

Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll për pak kohë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, por fluturimet nisën sërish



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *