• |
ide | kryesore

Monika sulmon Ilir Metën: Protagonizëm bosh, shërbimi më i mirë për Ramën dhe Veliajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Monika



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PL-së, Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Kryemadhi theksoi se shfokusimi nga çështja e inceneratorëve dhe protagonizmi bosh janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre.

Lexo më tej: Meta shpërthen ndaj Dumanit: Ke çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria 

REAGIMI I KRYEMADHIT: 

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.



6 Comments

  1. Janë të çmëndur.
    E kanë në gen.
    Prandaj i kan met gocat dhe çuni pa martuar.
    As jep as mer kush tek ai fis.

  2. Harroi kjo protagonizmin e vet me Bashën!!
    Ku mori mendjen e qyryfulit që braktisën kuvendin e nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale me gjithë ngulmimin e Metës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *